Ballina Aktualitet Kultura Tre grafistë nga Tetova ekspozojnë veprat e tyre në Bullgari

Tre grafistë nga Tetova ekspozojnë veprat e tyre në Bullgari

Tre grafistë të rinj nga Tetova do të shpalosin krijimtaritë e tyre në Qendrën Kulturore dhe Informative Maqedonase në Sofje, transmeton Portalb.mk.

“Në galerinë e Qendrës Kulturore dhe Informative Maqedonase në Sofje u hap ekspozita “Arti si realitet i transformuar”, përbërë nga grafikët e autorëve të rinj nga Tetova, Berat Bekiri, Astrit Rexhepi dhe Ylber Dauti”, raportojnë nga Ministria e Kulturës.

Raportohet që tre artistët paraprakisht kanë ekspozuar në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri dhe Turqi.