Ballina Kronika Emri/ Shkoi për të kërkuar flori, por mbeti brenda në shpellë pasi...

Emri/ Shkoi për të kërkuar flori, por mbeti brenda në shpellë pasi e zuri nata! 41-vjeçari u fut me litar dhe…!

Panorama.al ka mësuar të tjera detaje në lidhje me 41-vjeçarin, Andrea Derivshi i cili prej disa orësh ka mbetur në shpellën e Tërvolit në Gramsh. Burimet i thanë gazetarit Aldo Kozarja se 41-vjeçari kishte shkuar për të kërkuar flori, por mbeti brenda në shpellë.

Po të njëjtat burime thanë se 41-vjeçari nga Belshi ka hyrë në shpellën e Tërvolit me një litar të shkurtër.

Sapo ka rënë nata Dervishi ka tentuar të ngjitet për të dalë, por nuk ka mundur. Në këto kushte, ai është detyruar që të marrë në telefon policinë.

Burimet i thanë gazetarit, se momentalisht nxjerrja e tij nga shpella është e pamundur.

Forcat e policisë dhe ato të shpëtimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për ta ndihmuar, por nuk kanë mundur dot.

Pritet që në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme të nisë operacioni për shpëtimin e tij.

Aktualisht burime nga grupi i kërkim shpëtimit i thanë “Panoramës” se 41-vjeçari do të mbahet në monitorim dhe momentalisht gjendja shëndetësore është e mirë, ndonëse temperaturat në këtë zonë pritet të shkojnë nën zero gradë.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të hedhur dritë, mbi atë çka 41-vjeçari kishte si synim, kërkimin e flurorit në shpellën e Tërvolit.