Amvisat me eksperiencë pohojnë se asgjë nuk hidhet nga kuzhina, sepse pothuajse çdo përbërës mund të përdoret në mënyra të ndryshme. Kur bëhet fjalë për makaronat, të gjithë e dimë se uji në të cilin janë gatuar nuk duhet hedhur sepse mund të përdoret për salcë.
Por a e dini se uji në të cilin janë zier vezët mund të përdoret për bimët. Përkatësisht, bimëve u “pëlqen” kalciumi, ai kontribuon në forcën e tyre dhe ka shumë në ujin në të cilin janë gatuar vezët. Gjithashtu, kalciumi ndihmon për të mbajtur një vlerë të mirë pH të tokës.
Normalisht, është e rëndësishme të prisni që uji të ftohet në temperaturën e dhomës përpara se të ujitni bimët. Nëse nuk jeni të sigurt nëse bimës suaj i mungon kaliumi, kushtojini vëmendje simptomave të mëposhtme: Njolla të verdha-kafe në gjethe dhe rritje e ngadaltë.
Kalciumi i mjaftueshëm në tokë i bën bimët më pak të ndjeshme ndaj dëmtimeve. /abcnews.al