Ballina Shëndeti Studimi/ Pse burrat duket sikur e kalojnë më rëndë gripin se gratë

Studimi/ Pse burrat duket sikur e kalojnë më rëndë gripin se gratë

Studimet e fundit kanë vënë në fokus fenomenin e çuditshëm të njohur si “gripi mashkullor”. Megjithatë këto studime kanë zbuluar se nuk ka dallime thelbësore në ashpërsinë e simptomave në gripin të meshkujve apo femrave.

Megjithatë duket se ka një reagim të ndryshëm tek gratë. Edhe pse e prekur nga virusi gruaja vazhdon të menaxhojë shtëpinë, punën dhe fëmijët. Edhe nëse ajo ka ethe duket sikur nuk i shfaq ato. Termi “gripi mashkullor” përshkruan një farë hiperndjeshmërie që meshkujt zakonisht e tregojnë kur preken nga gripi.

Tashmë studimet janë fokusuar të sqarojnë nëse fenomeni për të cilin burrat duket se vuajnë më shumë se gratë kur preken nga sëmundjet sezonale është diçka reale apo vetëm një paramendim.

Për t’u thelluar në këtë fenomen një studim i ri i Universitetit Mjekësor të Innsbruck (Austri) analizoi ashpërsinë e 6 simptomave të rinosinusit të rëndë tek burrat dhe gratë për të kuptuar nëse ka ndonjë dallim në simptomat midis dy gjinive.

Sipas studiuesve austriakë, koncepti i “gripit mashkullor” duhet “të rrëzohet” pasi burrat nuk përjetojnë simptoma më të këqija se gratë. Megjithatë, studimi zbuloi se gjinia femërore edhe pse ka një numër dukshëm më të lartë të simptomave arrin të shërohet më shpejt se mashkulli kushtet optimale shëndetësore.

Studiuesit monitoruan rrjedhën e simptomave të gripit në 49 burra dhe 64 gra, të moshave nga 18 deri në 75 vjeç. Për këtë u angazhuan 10 qendra studimi në Austri dhe Poloni. Ato mblodhën të dhëna të simptomave. Ato u vlerësuan edhe nga vetë pacientët si dhe nga një mjek. Krahasimi i të dhënave nuk tregoi “ndonjë dallim të rëndësishëm” midis burrave dhe grave në lidhje me simptomat objektive.

Megjithëse nuk kishte dallim të rëndësishëm gjinor në ashpërsinë e simptomave, gratë raportuan një më shumë probleme me hundën, simptomat otologjike, problemeve të gjumit dhe simptomave emocionale.

Gratë megjithatë tregojnë “shërim dukshëm më të shpejtë”, si në aspektin e ashpërsisë së simptomave të vlerësuara nga mjeku dhe ato të raportuara nga pacienti. Sipas studiuesve, ky elasticitet nga ana e grave mund të varet nga bashkëveprimi i hormoneve seksuale me sistemin imunitar.

“Gratë kanë një aftësi më të madhe për të prodhuar antitrupa që rrisin aktivitetin imunitar dhe për këtë arsye një rezistencë më të shpejtë dhe më efektive ndaj infeksioneve. Përveç kësaj, funksionet imunitare të femrave në përgjithësi janë më pak të prekshme ndaj ndikimeve mjedisore sesa burrat” – thuhet në studim. ©LAPSI.al