Deputeti i Aleancës për Shqiptarët në zonën e Kumanovës, Ilmi Aziri, bën me dije se një pjesë e funksionarëve të Alternativës në Kumanovë i janë bashkuar Aleancës për Shqiptarët. Së bashku me këta funksionarë, këtij subjekti politik i janë bashkuar edhe nëndega Dardania, bën me dije deputeti Aziri.
“Mirëardhshi në Aleancë! Funskioner të degës së Alternativës Kumanovë dhe nëndega Dardania i bashkohen Aleancës për Shqiptarët. Sonte në zyrën e ASH Kumanovë, degës së Aleancës për Shqiptarët ju bashkuan disa funksionar të degës së Alternativës si dhe nëndega Dardania, ku u mirërpiten nga udhëheqsia e degës së ASH-së.
Disa nga figurat kyçe të degës së Alternativës që vendosën ti bashkohen subjektit tonë politik janë:Aziz Kurtishi zëvendëskryetar i degës së Alternativës Xhemaledin Nexhipi anëtar i degës së AlternativësProfesor i ekonomisë ,ish drejtor i IP Shtëpia e Pleqve, udhëheqës i njësisë për revizion në Kuvendin e RMV.Idriz Emini anëtar i kryesisë së degës Kumanovë Fersan Sejfuli anëtar i kuvendit të degës Beadin Kurtishi- nënkryetar nëndega LumiFatmir Kurtishi- anëtar nëndega LumiSi dhe anëtar e funskioner tjerë nga nëndega Dardania. Mirëse erdhet dhe na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të përbashkët politik.”- shkruan Aziri në fejsbuk.