Ballina Kronika Ndërroi jetë sapo zbriti në Angli, zbardhet shkaku i shuarjes së stjuardesës...

Ndërroi jetë sapo zbriti në Angli, zbardhet shkaku i shuarjes së stjuardesës 24-vjeçare shqiptare (FOTO)

Ka nisur sot një hetim për vdekjen e një stjuardese shqiptare, pak pasi avioni ishte ulur në aeroportin Stansted në Angli.

Ngjarja ndodhi pak pasi avioni ishte ulur në aeroportin Stansted në Angli.

Mediat angleze raportojnë se Greta Dyrmishi, 24 vjeç, ishte pjesë e ekuipazhit të Air Albania.

Një gjykatë në Essex dëgjoi sot se si Dyrmishi po udhëtonte nga Tirana për në Essex më 21 dhjetor, kur humbi ndjenjat papritur. Ndihma e parë dhe frymëmarrja artificiale nuk e sollën dot në jetë. Dy ambulanca dhe një ekip urgjence iu përgjigjën këtij rasti.
Michelle Brown, mjekja ligjore e zonës, tha se vdekja e Gretës do i nënshtrohet një hetimi të plotë dokumentar.

Mjekja Brown tha: “24-vjeçarja ishte pjesë e ekuipazhit të kabinës në një fluturim nga Shqipëria. Avioni ishte në pistë kur ajo u duk se humbi ndjenjat dhe mori ndihmën e parë bazë”.
“Dhjetë minuta më vonë nuk kishte puls dhe nisi procedura me CPR. Mjekët e trajtuan atë dhe konfirmuan se kishte ndërruar jetë.

Një autopsi pas vdekjes zbuloi se shkaku i vdekjes ishte Sindroma e Vdekjes së Papritur e të Rriturve”.

“Në kohën e incidentit, ajo ishte në pjesën e përparme, pranë dyerve të një avioni në aeroportin Stansted. Prandaj kjo është e përshtatshme për një hetim dokumentar”.

Kompania Air Albania reagoi thuajse një javë pasi lajmi tragjik u publikua nga mediat angleze.