Boksieri nga Kosova, Bernardin Jakaj, është duke u përgatitur maksimalisht, për t’ia treguar vendin serbit që ka përdorur fjalor të pahijshme, Marko Nikoliqit.
Meçi në boksin profesionist mes Jakajt e Nikoliqit, do të zhvillohet me 24 mars në kryeqytetin austriak në Vjenë, në ditën e përvjetorit festiv kur NATO i dha goditje shkatërruese okupatorit serb pikërisht në vitin 1999.
Nikoliqi ka paralajmëruar meçin në faqen e tij në facebook, duke përdorur fjalë të nivelit të ulët dhe pa fije turpi.
“24 marsi në Vjenë, një sfide e re në ditën kur filluan bombardimet në 1999 kur e gjithë bota ishte kundër Serbisë, atë dite të gjithë do të jenë kundër meje dhe skuadrës sime por ne do të japim maksimumin si gjithmonë kundër një boksieri të pamposhtur.