Një 56-vjeçare gjermane ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin “Qafë Thanë-Prrenjas”.
Kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje 56-vjeçarja gjermane ndërsa ka mbetur i plagosur pasagjeri 50-vjeçar me iniciale P.K, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, shërbimet e Policisë Rrugore të Elbasanit kanë “shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e kamionit, shtetasin serb, S. M.”
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./rtsh.al/
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Prrenjas”, kamioni që drejtohej nga shtetasi serb S. M., 50 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja gjermane U. S., 56 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasja U. S. Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.)
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. M. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.