Big Basta dhe Vesa Luma janë prej shumë vitesh në një marrëdhënie. Çifti, që u njohën në DWTS, janë prindër të një djali, Liam dhe jetojnë në Zelandën e Re.
Ai ka treguar se pretekst për të folur me këngëtaren, ishte fakti që ajo nuk i kishte kërkuar asnjëherë tekste këngësh. Ndërsa e joshi me një pjatë fasule.
“Vesën e dua shumë, kemi shumë vite bashkë. Takimin tonë të parë bashkë e kemi pasur në DWTS. Vesa s’më ka kërkuar asnjëherë tekste muzikore dhe shkova me pretekstin se doja t’i flisja. I shkova dhe i thashë “Ti pse s’më ke kërkuar ndonjëherë tekst mua?”
Edhe ajo tha “Do të kërkoj nga nesër”. Aty filloi afrimiteti mes nesh. Por zbulova edhe diçka tjetër, Vesa dhe disa shoqe të saj rrinin në hotel dhe mendova që atyre do u mungonte një gatim tradicional. Mami zgjodhi t’i bënte fasule dhe i çova Vesës të nesërmen fasule. Ma ktheu pjatën bosh, por plot me dashuri. Ishte pjata e parë dhe e fundit me fasule”, tha Big Basta, i ftuar në Kurthin e Piter Pan.