Një 59-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur dhe e ka ngacmuar seksualisht. I dyshuari i ka kryer veprimet e turpshme, ndaj një vajze, në hyrje të pallatit ku ajo banonte. Familja e vajzës denoncoi në polici pasi e mitura u rrëfeu ngjarjen, por i ndaluari e ka mohuar. Policia vendore tha se po vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi. “Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “vepra të turpshme”, thuhet në njoftim.
VIDEO BONUS: Kronika
@tetovanews
@tn.lajmelokale