Ballina Kronika Të bllokuar në pyll, policia shpëton 3 turistë izraelitë në Krujë

Të bllokuar në pyll, policia shpëton 3 turistë izraelitë në Krujë

Policia e Krujës ka arritur që të shpëtojë 3 turistë izraelitë që ishin bllokuar në një zonë malore, ndërsa kishin humbur në pyllin e fshatit Brret.

Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në pyllin e fshatit Brret, 3 shtetasit izraelitë me inicialet Sh. H., 38 vjeç, M. Y., 30 vjeç dhe M. H., 38 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë tërhequr automjetin e këtyre shtetasve, që kishte pësuar defekt, dhe i kanë shoqëruar të tre ata, deri në qytetin e Krujës.