Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe binzesmeni, Behgjet Pacolli ka reaguar sërish lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit e cila dyshohet se u vra me porosi nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Ky i fundit ishte pjesë e stafit të Pacollit.
Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook tha se me Murselin u njoh kur ai ishte adoelshent. Tha se Murseli ka qenë pjesë e përcjelljes së mysafirëve që ai i ka pritur në MPJ.
“Naim Murselin e njoh prej vitesh, duke filluar nga momenti kur ai m’u ofrua si adoleshent, pas një sëmundje qe kishte perjetuar. Ai ka qenë pjesë e entourazhit tim që nga atëherë. Ndër vite, ka shfaqur interes për iniciativat e mia në median sociale dhe kam pasur mundësinë të ndihmoj në disa iniciativa biznesi që ai kishte nisur që nga viti 2019. Gjatë mandatit tim si MiPJ, kam pritur figura politike (deputetë e kryetarë komunash nga Suedija), ku ai ka qenë pjesë e përcjelljes së tyre. Kështu lindi ideja, me kërkesën e tij, për ta nominuar si bashkëpuntor (këshilltar) të jashtëm (pro bono) gjatë mandatit tim në qeveri”, shkroi Pacolli.
Më tej i pari i AKR-së tha se me familjen e Naim Murselit kanë pasur raporte të mira ashtu si edhe me vet të ndjerën Liriodën, duke shtuar se ishte kumabrë i fëmijëve të djalit të tyre.
Ai shtoi se nuk ka pasur njohuri për ndonjë konflikt të Murselit.
“Përveç kësaj, kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me familjen e tij. Madje, une dhe shoqja ime ishim kumbarë të djalit të tyre. Liridona kishte miqësi me familjen time. Tragjedia e fundit më ka prekur thellë, dhe bashkëndjejmë në dhimbjen e familjes së Liridonës dhe fëmijëve. Nuk kam pasuar dijeni për ndonjë precedent konflikti për Naimin. Jam i prirur të besoj vetëm në anën pozitive të njerëzve dhe nuk do të mendoja kurrë se ai do të përfundonte në një akt kaq tmerrues. Kam mbajtur heshtje këto ditë si shenjë respekti për vuajtjet e familjes së Liridonës. Gjithashtu, dua të përsëris se çdo individ është përgjegjës për veprimet e veta, dhe drejtësia duhet t’u tregojë secilit vendin e merituar”, përfundon Pacolli.
Naim Murseli dyshohet se inskenoi rastin e grabitjes për ta vrarë bashkëshorten e tij Liridonën. Lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe dy persona tjerë./21Media