Një skenë e turpshme ndodhi gjatë shortit të Europianit “Gjermani 2024” në Hamburg, ku kombëtaret e kualifikuara në këtë kompeticion mësuan kundërshtarët në grupe, përfshirë dhe Shqipërinë.
Gjatë shortit, në skenë filluan të dëgjoheshin zhurma të një filmi pornografik, me shumë figura të njohura të futbollit që nuk mbanin dot të qeshurën.
Më pas u zbulua dhe autori i këtij turpërimi të UEFA-s, i cili ishte britaniku i njohur “Jarvo” që bën shaka të tilla.
Ai kishte porositur që të vendosej një telefon në një nga karriget e skenës dhe si zile të saj kishte vendosur pikërisht këto zhurma dhe me anë të disa telefonatave, ai bëri të mundur që ato të dëgjoheshin shpesh gjatë transmetimit live të shortit.