Mos mbani kurrë dietë të shpejtë
Kur bini shpejt në peshë, trupi juaj thjesht ka humbur glycogen (karbohidrate) dhe ujë, por jo yndyra (dhjamë). Me fjalë të tjera metabolizmi juaj ngadalësohet, gjë që e bën më të vështirë djegien e kalorive, pasi digjen më ngadalë se normalisht. Dhe kur ju të filloni të ushqeheni normalisht, trupi juaj do të ruajë më shumë ushqim në qelizat dhjamore.
Plani më i mirë i humbjes së peshës:
-Zëvendësoni ushqimet në vend që t’i shmangni ato
Edhe pse shumë njerëz ndjejnë se ushqimet me yndyrë të reduktuar nuk janë aq të mira sa origjinalet, do të ishte një ndihmë e madhe për ju nëse blini ushqime me më pak yndyrë, përkundrejt shijes. Çelësi këtu është të bësh ndryshimin në zëvendësim. Por, nëse i zëvendësoni ushqimet tuaja të zakonshme me një ushqim të ngjashëm por me më pak yndyrë, do të shikoni ndryshime të dukshme në peshën tuaj.
-Konsumoni lëngjet e duhura
Shmangni krejtësisht pijet me gaz, disa lëngje frutash dhe qumështin me yndyrë, pasi kanë kalori të panevojshme. Në vend të tyre pini shumë ujë dhe qumësht pa yndyrë.
-Bëni ushtrime fizike
Të bësh ushtrime fizike, të lëvizësh dhe të ushtrohesh, do të thotë të djegësh kaloritë e tepërta. Mundësitë për ta realizuar këtë janë nga më të ndryshmet: të shkosh në palestër, të dalësh për një ecje apo të vraposh, etj.