Ballina Aktualitet Lajme Lëvizja BESA formalizon nëndegën në Zajaz (VIDEO+FOTO)

Lëvizja BESA formalizon nëndegën në Zajaz (VIDEO+FOTO)

Lëvizja BESA ka formalizuar sonte nëndegën në Zajaz të Kërçovës.
Kuvendi Themelues i nëndegës së Lëvizjes BESA – Zajaz zgjedh
KASTRIOT REFIK RAMADANIN si kryetar të kësaj nëndege,

Në vazhdim fjalimi i sontëm i

KASTRIOT REFIK RAMADANIT
(Kryetar i nëndegës së Lëvizjes BESA-ZAJAZ)

Te nderuar te pranishem, anëtarë te kryesisë se Levizjes Besa.
Të respektuar bashkëveprues, bashkëpartiak dhe bashkëudhëtarë në rrugën e nisur.
Të dashur kuvendarë !

Ndihem i privilegjuar t’ju drejtohem Juve nga pozita e udhëheqësit, e cila më ngjesh me përgjegjësi të pakrahasuar në këtë kohë që i Riu shpëtimin e sheh larg vendlindjes.
Njëherësh u falenderoj, për besimin që më jepni, por pozita e këtillë është obligim, për të cilën besatohem se do te punoj dhe angazhohem per te miren e përgjithshme, me theks te veçantë orientimin dhe përkrahjen e te rinjeve, drejt tregut te punës dhe profesioneve me perspektivë, ne mënyrë që ata të fitojnë pavarësiekonomike, cila më pastaj i pavarson nga politikani i kriminalizuar.

Ne te gjithe jemi dëshmitarë se si nje organizate kriminale mbi 20 vite abuzoi me cdo gje qe pati ne dore, ata nuk lane institucion dhe vend pa i futur hundët, ata se lane pa ndikuar edhe te nje pastrues dhe rojtarë me i thjeshte. Here me VMRO dhe here me LSDM por asnjëhere per kauzen shqiptare, ata çdoherë e ulën pazarin ne kurriz te shqiptarëve vetem e vetem qe te pasurohen, dhe ti nënshtrojnë shqiptaret deri ne masen qe ti bejne ata që te lëshojne ne menyre masive trojet e tyre shekullore.

Une me qellim nuk permenda emra, sepse do na thone pastaj kush janë ata, jane shume te vegjel per ne.

Ne jemi keto qe jemi, nuk fshihemi pas kurrfarë agjende, apo qellimi te errët, andaj kerkoj angazhimin e te gjithëve, pa u kursyer dhe pa u frikësuar, qe tua ua japim njëherë e mire goditjen e fundit atyre qe na perdhosen dinjitetin kombëtar dhe na debuan nga viset tona etnike.
Ju falenderoj edhe njëherë qe na nderuat me prezencën e juaj.
Na priftë e mbara !
Kastriot Ramadani
17 Janar, 2024
Zajaz