Ballina Aktualitet Lajme Maqedonia e Veriut në një grup me Hungarinë, Kubën dhe Kinën

Maqedonia e Veriut në një grup me Hungarinë, Kubën dhe Kinën

Maqedonia e Veriut është radhitur në vendin e 76-të nga gjithsej 180 shtete në listën e “Transparency International”, sipas indeksit për perceptim të korrupsionit, duke e ndarë këtë pozicion me Moldavinë, Hungarinë, Kubën, Kinën, Bahreinin dhe Trinidad dhe Tobago. Edhe pse këtë vit, vendi shënon ngritje prej 9 vendeve në krahasim me vitin 2022, kur vendi ka qenë në vendin e 85-të, në raport theksohen kritika posaçërisht në fushën e gjyqësorit. Po ashtu potencohet se, pikërisht kur janë paraqitur shenja të vogla të përparimit, gjyqësori në vend është përkeqësuar ndjeshëm nga ndryshimet jodemokratike të Kodit Penal.

“Qëndrimi ynë është se në Maqedoni korrupsioni është ende në një nivel shumë të lartë dhe se nuk ka përmirësim real të punës në një numër të madh të institucioneve të cilat duhet të jenë në krye të luftës kundër korrupsionit”, tha Bllagoja Panodvski.

Po ashtu, fakt shqetësues në raport me aftësinë e gjyqësorit për luftë efikase kundër korrupsionit, siç theksohet, janë emërimet e motivuara politike dhe shkarkimet e funksionarëve gjyqësor.

“Me të njëjtat mundësohet vjetërsim më i shpejtë i ndjekjes së rasteve ku ka dyshime për kryerjen e kësaj vepre, me çka një numër i madh i rasteve veç më kanë mbetur pa epilog gjyqësor. Gjithsesi, këtu vlen të përmenden edhe skandalet me punësimet partiake para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, rasti, hyrja dhe sulmi ndaj të punësuarve në M-NAV, që shkaktoi një numër të madh të komenteve negative, si nga profesionistët vendor, ashtu edhe nga aktorët ndërkombëtar në vend”, tha Bllakoja Panodvski.

Pandovski po ashtu theksoi se, institucionet vazhdojnë të injorojnë kritikat dhe rekomandimet për luftën kundër korrupsionit./tvklan.mk