Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar janë në një fjalë në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku ra në krye të detyrës një polic kosovar dhe u neutralizuan tre pjesëtarë të grupit të armatosur. Çfarë thanë ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, dy nga aleatet më të afërta të shtetit të Kosovës?
ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar janë në një zë në lidhje me sjelljen para drejtësisë së Milan Radojiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili e pranoi se e organizoi dhe udhëhoqi sulmin në Banjskë të Zveçanit me 23 shtator të vitit 2023.
Dje, James O’Brien, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, foli në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë. O’Brien kërkoi nga shteti i Serbisë që t’i mbajë përgjegjës të përfshirët e sulmit të Banjskës në Kosovë.
“Mirëpres vizitat e Miroslav Lajçakut tek Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq. Mbështetje e fortë e SHBA-së, për dialogun e lehtësua nga BE. E nevojshme zbatimi i plotë i marrëveshjeve duke përfshirë AKS. Zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës duhet të ecin përpara, koordinim para zbatimit të rregulloreve të reja të monedhave. Republika e Serbisë duhet të mbajë përgjegjës ata që janë përfshirë në sulmin e Banjskës”, – deklaroi dje O’Brien.
Welcome @MiroslavLajcak’s visits with @albinkurti & @predsednikrs. Strong support for -facilitated Dialogue. Need full implementation of agreements, including ASM. New local elections in 's north should go forward; coordination before implementing new currency regulations.…
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) January 29, 2024
Në lidhje me këtë temë, javën e kaluar foli edhe Nicholas Abbott, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Gjatë një takimi lamtumirës me Xhelal Sveçlën, ministër i Punëve të Brendshme, Abbot shkroi se në takim është biseduar edhe për sulmin në Banjskë. Sipas shkrimit të Abbottit në rrjetin social “X”, Mbretëria e Bashkuar e mbështet Kosovën në hetimin e saj për sulmin në Banjskë të Zveçanit.
Tutje, ai bëri thirrje që autorët të sillen para drejtësisë.
“Në takimin e lamtumirës me ministrin Xhelal Sveçla, diskutuam për një bashkëpunim të fortë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës për një sërë çështjesh sigurie, si dhe ndikimin e sulmit në Banjske. Mbretëria e Bashkuar mbështet përpjekjet për të hetuar sulmin dhe bën thirrje që autorët të sillen para drejtësisë.” – shkroi Abbott në “X”.
In my farewell call on Minister Xhelal Sveçla, we discussed strong – co-operation on a range of security matters as well as the impact of the Banjske attack. The UK supports efforts to investigate the attack and calls for the perpetrators to be brought to justice. pic.twitter.com/R1rjxXEvGf
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) January 26, 2024
Sjellim ndër mend që Parlamenti Evropian e kishte dënuar kohë më parë në mënyrë të fuqishme sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë. Në një rezolutë të PE-së kërkohej që përgjegjësit e sulmit në Banjskë e që jetojnë në Serbi, të ekstradohen në Kosovë për gjykim.
“Pret që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me hetimet dhe t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin që aktualisht janë duke banuar në Serbi në përputhje me ligjin dhe të shqyrtojë ekstradimin e tyre në Kosovë” – thuhej në rezolutën e eurodeputetëve të Parlamentit Evropian.
Megjithatë, Radojiçiqi vazhdon të jetojë në Serbi. Madje, sipas raportimeve të medieve serbe, Radojiçiqi jeton në një lagje luksoze të Beogradit të quajtur “Dedinje”, ku dikur jetonte edhe ish-diktatorët Tito e Sllobodan Millosheviqi.