Ballina Aktualitet Lajme Shpërthen një granatë pranë një hoteli në Mitrovicën e Veriut, dy të...

Shpërthen një granatë pranë një hoteli në Mitrovicën e Veriut, dy të plagosur dhe shtatë automjete të dëmtuara (VIDEO+FOTO)

Pak para mesnatës, një bombë është hedhur në pjesën veriore të Mitrovicës, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri me lëndime të rënda, por sipas Policisë, jashtë rrezikut për jetën.

Një mjet shpërthyes, me shumë gjasë granatë dore, është hedhur pranë një prej lokaleve, në kryqëzimin pranë Fakultetit Teknikë në Mitrovicën Veriore.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, rast për të cilin ka dhënë një deklaratë për media edhe komandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Sonte rreth orës 23:50, një granatë e dyshuar e dorës ka shpërthyer në afërsi të hotelit Bishevac, në rrugën Knjaza Millosha në Mitrovicën Veriore. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 automjete dhe kanë mbetur të plagosur dy persona. Një person ka mbetur i plagosur rëndë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njësitet kompetente policore janë në vend dhe po merren me rastin”, ka thënë Elshani në një deklaratë të mëvonshme.

Gjithashtu, mësohet se në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e EULEX’it si dhe ato të KFOR’it. /Reporteri.net

Një mjet shpërthyes është hedhur pak para mesnatës pranë një lokali në Mitrovicë të Veriut.

Pasojat e shpërthimit rezultuan në lëndimin e dy personave. Ekipet e Policisë së Kosovës ndodhen aktualisht në terren.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elashni ka bërë të ditur se si pasojë e shpërhtimit, 4-5 vetura janë dëmtuar, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur.

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani.