Ballina Aktualitet Lajme VIDEO/”Rrezik për trupin dhe jetën”: Akulli i zi shkakton aksidente, vonesa dhe...

VIDEO/”Rrezik për trupin dhe jetën”: Akulli i zi shkakton aksidente, vonesa dhe mbyllje shkollash në Gjermani, bora e madhe anulon fluturime dhe bllokon linjat hekurudhore

Shiu, bora dhe akulli i kanë kthyer rrugët dhe trotuaret në pjesë të mëdha të Gjermanisë në vende të rrezikshme rrëshqitjeje. Aksidente të shumta, sidomos në jug dhe jugperëndim. Qindra fluturime u anuluan në aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut. Rrugët u mbyllën dhe mësimet u anuluan në shumë shkolla.

Reshjet e dendura të borës dhe to të shiut në mbarë Gjermaninë më 17 janar kanë shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve dhe të transportit me trena si dhe mbylljen e shkollave.

Në aeroportin në Frankfurt – që është aeroporti më i madh në Gjermani – mbi 500 fluturime janë anuluar. Ndërkaq në Munih mbi 250 fluturime që pritej të ateronin dhe të niseshin po ashtu u anuluan.

@tetovanews #Germany #icy #roads #ice #glatt #frozen #sliding Regen, Schnee und Eis haben Straßen und Gehwege in weiten Teilen Deutschlands in gefährliche Rutschbahnen verwandelt. Vor allem im Süden und Südwesten gab es viele Unfälle. Vorerst blieb es zumeist bei Blechschäden. An den Flughäfen Frankfurt und München wurden zusammen Hunderte Flüge gestrichen. Straßen waren gesperrt, der Unterricht an vielen Schulen fiel aus. “Gefahr für Leib und Leben” #Glatteis sorgt für #Unfälle , #Verspätungen und #Schulausfälle Extremes Glatteis in Bayern und anderen Teilen Deutschlands. #Glatteis #Bayern #Deutschland ♬ original sound – Tetova News

Aeroporti Saarbruecken në perëndim të Gjermanisë u mbyll, përderisa aeroportet në Dyseldorf dhe Koln, po ashtu janë prekur nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve. Operatori kombëtar i trenave, Deutsche Bahn, ka anuluar disa udhëtime në distancë të gjatë dhe ka njoftuar se maksimumi i shpejtësisë së trenave të tij të shpejt do të kufizohet deri në 200 kilometra në orë për shkak të motit ekstrem.

https://youtu.be/o_BpoAxp0H0

Reshjet e shiut në mbarë Gjermaninë perëndimore dhe jugore po ashtu kanë shkaktuar ngrirjen e rrugëve, gjë që ka rezultuar në shumë aksidente rrugore mëngjesin e së mërkurës. Si masë parandaluese, shumë shkolla dhe çerdhe në vend janë mbyllur, ndërkaq disa kompani u kanë ofruar punonjësve të tyre mundësinë që të punojnë nga shtëpia./ REL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)