Ballina Kronika Vrau dy të dashurat, italiani: Në burg jam afruar më Zotin, jam...

Vrau dy të dashurat, italiani: Në burg jam afruar më Zotin, jam penduar për Paulan. Siborën vetëm e murosa…

Marco Gaio Romeo, 45-vjeçari italian i akuzuar për vrasjen e ish-partneres spanjolle, 17 Majin e shkuar në Terremolinos të Malaga dhe vrasjen e shqiptares Sibora Gagani, me anë të një letre dërguar gjyqtarit të çështjes ka pranuar krimin e parë, por ka mohuar të dytin.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, 45-vjeçari, i cili gjendet në izolim që prej Marsit të shkuar, në letër siguron gjyqtarin se dëshiron të rrëfejë vrasjen e Paulas, 28-vjeçares nënë e 3 fëmijëve, prej të cilëve i fundit me autorin, e vrarë me 14 goditje thike në shtëpinë ku jetonin, në Terremolinos. Këtë thotë se dëshiron ta bëjë sepse në burg ka pasur “një afrim të madh me Zotin” dhe është “shumë i penduar”.

Në të njëjtën letër ku thotë se është gati që ta sipërsërisë dëshminë para gjykatës, Marco Gaio Romeo pranon se e ka murosur trupin e Siborës, 22-vjeçares me origjinë shqiptare, e cila 9 vjet më parë u largua bashkë me të nga Italia drejt Spanjës, por siguron se nuk është përgjegjës për vrasjen e saj.

Sa i takon vrasjes së Paulës, që sipas dëshmive të mbledhura nga autoritetet spanjolle, vuante prej kohësh keqtrajtimet e 45-vjeçarit, por nuk e kishte denoncuar kurrë nga frika se mos humbiste fëmijët, në letër ai ka konfirmuar versionin që i dha hetuesve pas arrestimit. Që do të thotë se pas një sherri ai e kapi të renë nga fyti duke e shtrënguar e më pas duke e hedhur për tokë. Teksa ajo bërtiste e vrau e më pas u arratis pasi e kapi paniku.

Sa i takon Sibora Gaganit, duke pretenduar me ngulm se nuk e ka vrarë ai, Marco shpreh pendesë që “ka bërë një gjë kaq të shpifur”, siç është murosja e trupit të saj.

 

Trupi i Siborës u gjet më 6 Qershor, pas një rrëfim

i spontan që Marco-s kur u arrestua për vrasjen e Paulas. 45-vjeçari ndodhej në korridoret e stacionit të policisë kur u tha oficerëve se Siborën e kishte vrarë ai. Megjithatë, më vonë kur doli para gjykatës e mohoi këtë (Lexo më shumë).

Por kaq mjaftoi që të rihapej çështja e Siborës. Kontrollet në shtëpinë ku kishin jetuar zbuluan një kuti prej druri në mur, brenda së cilës gjendej trupi i 22-vjeçares. Ajo u vra me 4 goditje thike pas shpine. Marco më pas e futi në kuti dhe e murosi, duke pretenduar se ajo e kishte braktisur dhe ishte larguar./tvklan.al