Ballina Kronika Biseda në Tik Tok/ Si i justifikoi Altin Çoku fotot me vajzën...

Biseda në Tik Tok/ Si i justifikoi Altin Çoku fotot me vajzën e vetëvrarë

Në një bisedë në rrjetin social Tik Tok, Altin Çoku ka treguar se çfarë ndodhi mes tij dhe vajzës që u vetëvra në Kamëz. Çoku thotë se kishte qenë në hotel me vajzën e cila kishte bërë një selfie dhe më pas ia kishte dërguar në smartphone e tij. Por foton ia kishin vjedhur nga telefoni miqtë e tij që më pas e kishin publikuar në rrjetet sociale duke i shkaktuar probleme familjare.

“Unë me një shoqen time në hotel me të, bëri foto ajo me mua lakuriq kokën tek gjoksi im. Unë dal tu pi kafe me një shok timin, por unë telefonin e mbaj pa kod. Unë shkoj me banjo të lokalit, ajo goca më ka cuar foto, duke më thënë shiko ca foto kemi bërë në hotel. Ky ka marrë telefonin dhe ka marrë foton dhe ja ka shpërndarë miletit. Cuca e huaj e ndarë me burrë, edhe unë kam bërë debat me gruan time. Gjynah për gocën e huaj, po ajo vetit ja ka bo. Se vetë i ka hëngër bytha me bo foto. Nuk është tu më rrujt k**i për të”, tregon Altin Çoku, i cili thotë se nëse do ta akuzojnë për tradhti “do ti thotë policisë merrni armën e krimit”.

https://youtu.be/0LQCiiYKlB8

Deshmia e dajës dhe halles

Ndërkohë në dëshminë e tyre, të afërm të vajzës akuzojnë 39-vjeçarin se është ai autori i vrasjes.

“Mbesa ime ka jetuar në Kosove ka një vajzë të vogël dy vjeçe. Nuk ka pasur probleme me burrin, vetëm disa probleme të vogla familjare. Nuk kam informacion se çfarë lidhje ka pasur me 39 vjecarin. Nuk di çfarë të them. Kemi qeshur kemi luajtur. Kam ardhur i kam parë gocat, kemi qarë hallet familjare. Unë akuzoj personin në fjalë që është arrestuar, sepse 100% ai është. Nuk di çfarë të them”, ka thene ai.

I pyetur se kur ka kontaktuar me mbesën për herë të fundit, ai u shpreh: “Ditën e enjte e kam parë për herë të fundit. Kemi dalë, kemi pirë kafe. Nuk ka shfaqur asnjë shenjë. Vetëm thjesht me tha: O dajë do iki prapë në Kosove. I kam thënë mirë, shko. Është e martuar. Ka vajzën dy vjeçe. I shoqi ka ardhur dje. Të hidhesh nga kati i katër për atë plehrë jam i tronditur”, tha daja i te ndjerës.

Halla tregoi se mbrëmjen e së shtunës (10 shkurt) kur 27-vjeçarja u hodh nga tarraca e katit të katërt kishte qenë në banesë me familjen dhe kishte dalë jashtë të pinte cigare.

“Kanë pasur komunikim me ish-burrin për gocën, Dyshimet janë tek ai dhe shokët e tij. Të zbardhet e vërteta, po e varrosim vajzën pa e ditur të vërtetën. Bashkëshorti i saj këtu është, nuk është i përfshirë. Ajo ka një vajzë 2-vjeçe, s’do e bënte kurrë këtë. Në motra e vet, vëllai, vajza dhe nëna e vet, ishin të gjithë aty. Doli të pijë një cigare dhe ndodhi ajo, nuk dimë gjë tjetër. Kishte 1 muaj që kishte ardhur këtu, shkoi duke punuar tek ky mostra. Punonte si pastruese tek shkallët”, tha ajo për mediat.

NGJARJA
Vajza e re 27-vjeçare i dha fund jetës një ditë më parë, duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë ku jetonte me qira.

Policia fillimisht raportoi se e reja ishte rrëzuar nga tarraca e ballkonit, por më pas rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e nxitur pikërisht nga 39-vjeçari.

Njoftimi i policise:
I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xhaxhai i vajzës së vetëvrarë: “Burg i përjetshëm për Altin Çokun, ose bëj vetëgjyqësi”

27-vjeçarja që i dha fund jetës dy ditë më parë duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një ndërtesë ishte aktive në rrjete sociale. Në një prej postimeve thuhet se “nuk ka dashuri të vërtetë, dashuria është berë interes”.

Kurse daja e 27-vjeçares kërkon drejtësi. Teksa flet për mediat, ai përlotet për humbjen e mbesës, e cila ka lënë pas edhe një vajzë 2-vjeçare. Ai thotë se nuk kanë pasur dijeni që vajza të ketë pasur një lidhje me personazhin e TikTok, i cili i publikoi edhe foton. Ai kërkon që personazhi i TikTok, Altin Çoku të dënohet me burg përjetë ose do bëjë vetëgjyqësi.

Pjesë nga prononcimi për mediat

Nga mbesa ime nuk e prisja këtë akt makabër që ka bërë. Shteti ka vepruar shumë shpejt, është arrestuar personi në fjalë. Nuk e di kush është, as nuk kam lidhje.

Prej sa kohësh jetonte në këtë godinë?

Në shtëpinë e mamasë vet ka jetuar 1 muaj, është e martuar, ka një vajzë dy vjeçe. Ka ardhur nga Kosova te nëna e vet me pushime.

Ka pasur dijeni familjarët për lidhjen që kishte?

Jo fare, as mbesa e vogël, as vëllai. Nuk ka pasur njeri dijeni.

Ka shfaqur shqetësime?

Jo fare. Unë kam ardhur, kam pirë kafe. Probleme mund të ketë pasur, por nuk i ka shfaqur.

Ka probleme me bashkëshortin?

Jo, jo. Probleme familjare mund të ketë, por jo që ta shtyjë bashkëshorti. Dhëndrin tim e njoh, Me të shoqin s’ka pasur konflikte fare.

Për publikimin e fotove në rrjetet sociale ka pasur dijeni dikush tjetër?

Jo, jo. S’kemi pasë dijeni askush nga familjarët. Unë habitem se si e ka bërë këtë makabër, si i ka bërë këto gjeste ai person. Nuk e di ça shpirti, ça njeriu paska qenë. Jam shumë i tronditur. Nuk di të shprehem. Nga drejtësia, si prokuroria, gjykata dhe ministri Balla, unë si dajë i kërkoj të mos dalë nga burgu. Unë dua dënimin më të rreptë. Nuk ekziston varja, unë kërkoj burg të përjetshëm. Sepse siç ma mori jetën e mbesës, do ia marr unë jetën. Atë e di shpirti jonë si e kemi rritë. I kërkoj Taulant Ballës që mos ta nxjerrin.

Shtyhu të renë në vetëvråsje, 39-vjeçari dyshohet se ka shantazhuar edhe vajza të tjera

Policia e Kamzës ka arrestuar 39-vjeçarin Altin Çoku për shkak se dyshohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Sipas policise, ai publikoi një foto intime të një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën.

Mësohet se 27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë dhe kishte edhe një fëmijë. E reja ka pasur takim me 39-vjeçarin, i cili i ka bërë foton intime dhe i bënte presion. Më pas 39-vjeçari e ka publikuar foton në rrjetet sociale.

Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vetëhedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe kqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

I arrestuari ka mohuar se ia ka publikuar ai foton, por sipas tij ia kanë marrë shokët e tij dhe e kanë publikuar. Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vazjave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.