Izair Samiu nga Shemshova e Tetovës, një nga emrat e mirënjohur të luftërave çlirimtare të UÇK-së, ka ndërruar jetë. Ai ishte i njohur si “Komandant Baci’, shkruan portali Pa rrotlla!
Fillimisht ai ishte pjesëmarrës në Betejën e Koshares, bashkë me vëllanë e tij komandant “Zogun”. Më pas nisën organizimin dhe udhëhoqën edhe luftën e UÇK-së në Malësinë e Tetovës,në vitin 2001.
Komandant ‘Baci’ ishte një nga luftëtarët e dalluar të betejës në rajonin e Tetovës gjatë luftës së 2001.
Por në shumë media nuk raportohet drejt duke mos e përmendur faktin kryesor se ai motel ishte me gruan e tij doktoreshën e njohur Gjuler Hasani Samiu e cila shkruan për momenti tragjik në profili e saj në Facebook.
“E tronditur!
Me të gjitha forcat e mia luftova për të ta shpëtuar jetën, por s’ja dola dot, e humba betejën përballë teje!
U nise drejtë rrugës së amshimit dhe më le të vuaj në mungesën tënde, fjalët më të shpeshta tuat ishin ishAllah vdes në Kosovë, ose në Shqipëri dhe kështu e caktoi i madhi Zot!
Të qoftë i lehtë dheu i tokës Dardane aty ku derdhe gjakun pikërisht nga aty ia dorëzove dhe shpirtin Zotit” ishte njoftimi i trishtë i Gjuler Hasani Samiut
VIDEO BONUS: