Ballina Aktualitet Spitali Amerikan reagon pasi pacientja humbi jetën 24 orë pas operacionit: Ishte...

Spitali Amerikan reagon pasi pacientja humbi jetën 24 orë pas operacionit: Ishte komplikacion i rëndë

Spitali Amerikan në Shqipëri ka dalë me një deklaratë për shtyp në lidhje me humbjen e jetës së pacientes Irida Hasalla 24 orë pas kryerjes së një ndërhyrjeje kirurgjikale në ambientet e tij.

Spitali shpjegon se për ndërhyrjen kirurgjikale janë ndjekur të gjitha procedurat standarde dhe protokollet që ndiqen në raste te tillë.

“Pacientja I. H. në datë 29 Janar ka kryer ndërhyrje kirurgjikale pranë Spitalit Amerikan, ndërhyrje rutinë e kryer me çdo detaj sipas protokollit mjekësor dhe profesional.

Operacioni është kryer konform çdo standardi mjekësor, pasi janë kryer të gjitha kontrollet, konsentet dhe analizat pre operatore të nevojshme. Operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem”, thekson Spitali Amerikan, ndërkohë që rezulton se gjendja e pacientes është përkeqësuar më pas.

“Në datën 30 Janar pacientja pësoi një përkeqësim të menjëhershëm nga një komplikacion post operator mjaft i rëndë dhe me shkallë të lartë mortaliteti, i cili është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale.
Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga mjekët dhe stafi më i specializuar i Spitalit për gjatë disa orësh për ta risjellë pacienten në gjendje normale, fatkeqësisht pacientja humbi jetën.

Spitali Amerikan, si në çdo rast, është në dispozicion për të bashkëpunuar me institucionet ligjzbatuese për sqarimin e kësaj ngjarje të dhimbshme për të gjithë, duke kërkuar shmangien e çdo deformimi apo dhe keqinformimi të publikut nga persona që nuk kanë informacion mbi situatën reale”, deklaron Spitali Amerikan duke theksuar se mbetet në dispozicion të autoriteteve për të bashkëpunuar në drejtim të zbardhjes së shkaqeve që çuan në këtë ngjarje.

Deklarata e plotë:
Nisur nga vëmendja dhe interesi publik, Spitali Amerikan, me pikëllim dhe dhimbje të thellë, ndien detyrim moral dhe profesional të japë informacion të saktë ndaj rastit të pacientes I.H për ndarjen e saj papritur nga jeta, më datë 30 Janar.
Pacientja I. H. në datë 29 Janar ka kryer ndërhyrje kirurgjikale pranë Spitalit Amerikan, ndërhyrje rutinë e kryer me çdo detaj sipas protokollit mjekësor dhe profesional. Operacioni është kryer konform çdo standarti mjekësor, pasi janë kryer të gjitha kontrollet, konsentet dhe analizat pre operatore të nevojshme.
Operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem.
Në datën 30 Janar pacientja pësoi një përkeqësim të menjëhershëm nga një komplikacion post operator mjaft i rëndë dhe me shkallë të lartë mortaliteti, i cili është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale.