Komisioni për zgjedhje dhe emërime e zgjodhi Abdush Demirin për anëtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Me 10 vota pro, asnjë kundër dhe 1 të përmbajtur, komisioni e votoi kandidatin e partive opozitare shqiptare, pasi Partia Demokratike Evropiane e kishte tërhequr kandidatin e tyre. Tani propozimi i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, duhet të shkoj në seancë plenare për votim.
Marija Georgievska, kryetare e komisionit
“Konstatoj se Komisioni për zgjedhje dhe emërime, vërtetoi propozim vendimin, sipas të cilit Kuvendi për antar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, do ta propozojmë Abdush Demirin”.
Ndërkaq, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, ka publikuar afatet zgjedhore. Fushata zgjedhore e zgjedhjeve presidenciale fillon më 4 prill në orën 00:00 dhe do të zgjas deri më 22 prill. Sipas afateve të caktuara nga KSHZ, fushata zgjedhore fillon 20 para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, edhe në rrethin e parë edhe në të dytin. Rezultatet e anketave të mendimit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor publikohen më së voni deri 5 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, gjegjësisht jo më vonë se 18 prill ora 24:00. Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat e kanditatëve për presidentë të shtetit duhet t’i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 19 mars, gjegjësisht 35 ditë para zgjedhjeve. Kur kandidati për president është i pavarur duhet të mbledh 10 mijë nënshkrime, nëse është kandidat i partive ose grupit parlamentar duhet të sigurojë firmat e 20 deputetëve. Shortin për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve për president, KSHZ-ja do ta bëjë më së voni më 28 mars. Fushata zgjedhore e zgjedhjeve parlamentare do të mbahet nga 18 prill deri më 6 maj. Anketat mund të publikohen më së voni der më 2 maj. Listat e kandidatëve për deputetë në KSHZ duhet të dorëzohen më së voni deri më 2 prill. Shortin KSHZ do ta mbaj më 13 prill.
Mbikqyrja e listës zgjedhore nis më 28 shkurt dhe do të zgjasë deri më 18 mars në orën 24:00.
Mediat dhe mediat elektronike nëse sigurojnë reklama politike me pagesë për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, janë të obliguara të regjistrohen në KSHZ në afat prej tri ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve.
Emine Ismaili /SHENJA/