Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot, duke folur për rishikimin e kuadrit financiar shumëvjeçar për të cilin liderët e BE-së ranë dakord së fundmi në samitin e Këshillit Evropian, se është “shumë e lumtur” që Plani i Rritjes për Ballkani Perëndimor tani është mbi “baza të forta financiare”.
Tani kemi mjetet për t’u angazhuar edhe më shumë me vendet në fqinjësinë jugore. Më vjen shumë mirë që Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është tani mbi një bazë solide financiare,” tha ajo.