Policia austiake ka mundur të shkatërrojë një bandë hajdutësh, të cilët ishin kthyer në shqetësim serioz për qytetarët e Styrias, Salzburgut dhe Burgenland.
Sipas mediave të huaja banda e hajdutëve e përbërë nga shqiptarët, hapnin me forcë dyert dhe dritaret e vilave dhe merrnin gjërat me vlerë.
Tre shtetas shqiptarë të moshës 32, 36 dhe 49 vjeç kanë rrëfyer se kanë kryer gjithsej 20 grabitje në ndërtesa banimi në shtetet federale të Austrisë së Poshtme, Austrisë së Epërme, Styrias, Salzburgut dhe Burgenland nga data 20 maj 2021 deri më 3 qershor 2021. Ata kanë hapur me forcë dritaret dhe dyert e oborrit dhe më pas nga objektet kanë vjedhur para të gatshme dhe bizhuteri me vlerë rreth 200 mijë euro. Dëmet materiale të shkaktuara janë të konsiderueshme.
I dyshuari tjetër është arrestuar në Spanjë
I dyshuari 32-vjeçar, i cili ishte ende i arratisur, u arrestua në Spanjë më 5 shkurt 2024 në bazë të urdhrit evropian të arrestit të lëshuar nga Prokuroria Publike e Gracit. I akuzuari u ekstradua nga Spanja në Austri më 19 mars 2024 dhe u arrestua në aeroportin e Vjenës Schuechat. I akuzuari është marrë në pyetje dhe ka pranuar plotësisht përfshirjen e tij në krime. Prokurori publik i Korneuburgut urdhëroi që i akuzuari të dërgohej në burgun e Korneuburgut.