Media italiane Corriere della Sera ka publikuar pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes në Itali ku mbetën të vrarë dy shqiptarë dhe u plagosën dy të tjerë.
Sikurse duket në pamje, një prej viktimave është ende në vendin e ngjarje.
Ata u vranë rreth orës 19:30 në kulmin e një debati përpara lokalit në qendër të Via Aldo Moro në Frosinone . Të rinjtë e vrarë janë qëlluar me plumb në kokë dhe gjoks, sipas mediave italiane.
Klientët shqiptarë ishin ulur në tavolinat e restorantit. Rivalët, me origjinë marokene , mbërritën më vonë me një makinë. Besohet se ata kishin mosmarrëveshje për tregjet e paligjshme në Frosinone.
Katër shqiptarët mbetën në tokë, njëri, i goditur në kokë, në gjendje shumë të rëndë. Kur mbërritën ambulancat, mjekët u përpoqën ta mbanin në jetë për 40 minuta, por çdo përpjekje ishte e kotë, pasi një shqiptar ndërroi jetë në vend.
Menjëherë më pas, një tjetër nga grupi, i shpëtuar nga një ambulancë, gjithashtu vdiq në spital në sallën e operacionit. Dy miqtë e tij, megjithatë, të plagosur në këmbë dhe gjoks, u shtruan në spital.
Ndërkohë, autorët e të shtënave kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë , duke u zhdukur gjurmët.