Pavarësisht nëse jeni duke biseduar me shefin/en për problematikat e projekteve, për planet e fundjavës, një takim me kolegët në një ngjarje të rëndësishme, apo një darkë e zgjeruar me familjarë dhe të afërm…Duket se është normale që të keni pasiguri për mënyrën si perceptoheni nga të tjerët. Por, njerëzit e suksesshëm kanë disa modele pyetjesh dhe sjelljesh sa herë janë në diskutim me njerëzit që njohin dhe ky është momenti që të frymëzoheni edhe ju nëse ndiheni të pasigurtë.
#1 Ata bëjnë pyetje
Njerëzit e suksesshëm e dinë se në çdo raport që ndërtojnë, e rëndësishme është që t’i bëjnë njerëzit të ndihen të kuptuar dhe të dëgjuar. Ndaj, të bërit e shumë pyetjeve është një mënyrë për të mësuar më shumë gjëra dhe detaje.
#2 Përfshihen shumë në çdo situatë
Mund të jetë thjesht e vetëm një bisedë normale, por mos u çudisni kur të shihni të tillë njerëz që fikin telefoni apo e heqin nga përdorimi për sa kohë përfshihen në një bisedë me dikë. Ata duan që njerëzit të ndihen të rëndësishëm, por mbi të gjitha rehat.
#3 Ata flasin qartë dhe shkurt
Për të arritur nivelin e performancës që kërkohet nga liderët dhe njerëzit e suksesshëm, është e rëndësishme të thuash atë që mendon, por shkurt dhe saktë.
#4 Nuk kanë frikë të bëjnë humor
Njerëzit dhe liderët e suksesshëm dinë të përdorin humorin në mënyrë strategjike kur flasin, pasi kjo i bën personat që kanë përballë që të mos ndihen aspak në siklet.
#5 Kërkojnë të kuptojnë pa gjykuar
Kur njerëzit ndihen të gjykuar, ata bllokohen dhe nuk flasin më. Truri ndjen shpejt ndjenjat e gjykimit ose refuzimit, ndaj njerëzit e suksesshëm priren të kuptojnë përmes komunikimit dhe pa gjykuar askënd.
#6 Janë tipa të qetë
Nuk është e vështirë të shikosh përreth drejtues që flasin me tone të larta, debatojnë, rrinë të zemëruar gjithë kohës etj. Në fakt, njerëzit e suksesshëm bëjnë të kundërtën: janë të qetë, efektivë, flasin me vartësit dhe shtrojnë çdo tezë në të mirë të punës dhe kompanisë në përgjithësi.