Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot ka njoftuar se ish kandidati për rektor në Universitetin e Tetovës, shkencëtari i diplomuar në Universitetin e Lejpcigut, Prof. Dr. Bashkim Ziberi do të jetë këshilltar i tij për arsim dhe shkencë.
“Një bashkëbisedim i këndshëm me profesorin dhe shkencëtarin me renome ndërkombëtare, i doktoruar në Universitetin e Lajpcigut, Fullbrajt Alumni i Universitetit të Harvardit dhe njohës i mirë i politikave arsimore dhe shkencore, Prof. Dr. Bashkim Ziberi. Biseduam për problemet në sferën e arsimit dhe shkencës, sfidat kryesore, si dhe qasjen që duhet të kemi në të ardhmen për t’i adresuar të njejtat. Në fund u dakorduam që profesori të angazhohet si këshilltar dhe ekspert për arsim, shkencë dhe inovacion, për të ndihmuar në ndërtimin e platformës dhe strategjive për zhvillimin e këtyre fushave që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e shoqërisë sonë.” – ka njoftuar kryetari Kasami.