Ballina Aktualitet Bilall Kasami dhe Adnan Azizi vizitojnë fshatrat e komunës së Zhelinës (VIDEO+FOTO)

Bilall Kasami dhe Adnan Azizi vizitojnë fshatrat e komunës së Zhelinës (VIDEO+FOTO)

Bartësi i Listës së Koalicionit VLEN në njesinë e 6 zgjdhore, Bilall Kasami dhe kandidati për deputet Adnan Azizi, sot vizituan vendbanimet e Komunsë së Zhelinës. Kasami dhe Azizi biseduan me qytetarët e të gjithë fshatrave dhe dëgjuan hallet e tyre. Banorët e rrethit të Zhelinës thanë se edhe krahas trasnive dhe kërcënimeve të shumta që u bën BDI përmes policisë ata nuk frikohen dhe më 8 maj do të votojnë për Ndryshimin që VLEN.
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bartësi i Listës së Koalicionit VLEN në njesinë e 6 zgjdhore, Bilall Kasami tha se jo vetëm qytetarët e Tetovës dhe Pollogut por të gjithë qytetarët shqiptar në Maqedoni e meritojnë të kenë kushte të mira, dhe investime, njëjtë siç ndodh në Tetovë. Banorët e rajonit të Dërvenit thanë se do të mbështesin ndryshimet, pasi kanë besim tek puna e Bilall Kasamit si kryetar Komune.

“Sot pra jemi për vizitë të komunës së Zhelinës, dhe tani jemi në fshatin Zhelinë, që është qendra e komunës. Jemi këtu për të bashkëbiseduar me aktivistë dhe banorët e fshatit për zgjedhjet e 8 majit. Ne si koalicion VLEN jemi futur në këto zgjedhje për të bërë ndryshimin, ndryshimin e shumëpritur tek shqiptarët e Maqedonisë. Ky ndryshim është i rëndësishëm edhe në rrafshin e të drejtave tona kolektive si shqiptarë, por edhe në rrafshin lokal. Vetë Komuna e Zhelinës është shembull më tipik se përse ne duhet të luftojmë të keqen, se përse ne duhet të punojmë që të jemi pjesë e ekzekutivit të ardhshëm, pjesë e qeverisë së ardhshme, sepse kjo komunë ka qenë ndër komunat më të diskriminuara nga qeverisja e kaluar e BDI-së, vetëm se ka qenë komunë opozitare.

 

Edhe përkundër këtij fakti, kryetari ka bërë të pamundurën që të realizojë projekte në interes të qytetarëve dhe sigurisht që shembulli i kësaj komune tregon, që me një angazhim maksimal, të një pushteti mund të arrihet dhe të realizohen projekte në interes të qytetarëve. Tani kur e kemi mundësinë e artë që të bëjmë ndryshimin edhe në pushtetin qendror, që t’i ndihmojmë edhe Zhelinës, edhe çdo komune tjetër shqiptare, që t’ju ndihmojmë të gjithë shqiptarëve që edhe pushteti qendror të jetë në interes të qytetarëve.

Premtimi ynë në këto zgjedhje është që për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, 500 milionë euro të ndajmë për investime kapitale në komunat shqiptare. Kjo nënkupton projekte konkrete edhe për Komunën e Zhelinës. Ky investim ka të bëjë me salla sporti, me rrugë, me kanalizime, me objekte të shkollave dhe gjithçka që ka të bëjë me infrastrukturën lokale. Kjo ka të bëjë me një zhvillim të baraspeshuar lokal dhe rajonal, me çka ne do t’i japim një impuls të ri rajoneve shqiptare që të ndalim edhe këtë largim dhe ekzodus të rinisë tonë drejt Perëndimit”, ka thënë Kasami në deklaratën e tij para mediave.