Një aksident tragjik ka ndodhur në Kanada, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Mississuaga të Kanadasë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:50 në cepin e Eglinton Avenue E. dhe Dixie Road.
Në aksident mësohet se janë përfshirë 3 automjete.
Dy shqiptarët që udhëtonin me një Sedan të bardhë ndërruan jetë, njëri prej tyre në vendin e ngjarjes dhe tjetri në spital. Bëhet fjalë për Klisi dhe Simon Dreshajn, kushërinj, të dy nga Rapsha e Hotit. Një faqe Facebook-u në e komunitetit shqiptar në Mississuaga publikoi foton e dy të rinjve, ku zbuloi identitetin e tyre dhe vendin ku jetonin në Shqipëri. /vizionplus.tv