Vajza në foto, është 24-vjeçarja Eneida Pishkashi, e cila ndërroi jetë disa ditë pas aksidentit fatal më 9 prill në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë, pasi u përplasë nga një automjet që lëvizte me shpejtësi.
24-vjeçarja u aksidentua bashkë me familjarët e saj teksa kishin parkuar mjetin e tyre pranë një servisi, dhe po qëndronin jashtë makinës.
Për pasojë, Eneida Pishkashi u plagos rëndë dhe përfundoi në koma. Pas 5 ditësh te spitali i Traumës në Tiranë, ajo ndërroi jetë.
Shoferi i dehur, Jetmir Daci, që shkaktoi edhe aksidentin e rëndë, u arrestua vetëm pasi e reja humbi jetën pasi 5 ditëve në koma dhe jo në momentin kur ndodhi ngjarja.
Sipas policisë, ai ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, kur më 9 prill ka përplasur në aksin Prrenjas-Qafë Thanë të renë së bashku me 4 persona të tjerë.
Në testin e bërë nga policia ditën e ngjarjes rezultoi se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l të alkoolit në momentin që ka përplasur familjen Pishkashi.
Ata po qëndronin në këmbë para një servisi dhe po prisnin që makina e tyre të riparohej kur u goditën nga një automjet “Passat” me drejtues Dacin i cili i mori përpara.
Kryefamiljari i cili gjithashtu mbeti i plagosur, ishte emigrant në Greqi dhe në vendlindje ishte kthyer për arsye familjare.
Sipas policisë, “44-vjeçari Jetmir Daci me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet)”.