Një 26-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri nga pronari i shtëpisë ku kishte hyrë për të vjedhur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 27 prillit në lagjen Longuele të Bergamos. Mediat italiane raportojnë se 26-vjeçari shqiptar sëbashku me një person tjetër kishin hyrë për të vjedhur në banesën e një 85-vjeçari, i cili në të shkuarën kishte mbajtur pozicionin e financierit.
Sapo i moshuari ka parë shqiptarin në banesë, ka nxjerrë armën që mbante poshtë jastëkut dhe e ka qëlluar të riun shqiptar në qafë, më aps ka lajmëruar menjëherë autoritetet.
I riu shqiptar është çuar për ndihmë mjekësore në spital, dhe më pas është burgosur. Gjithashtu është arrestuar edhe bashkëpunëtori i shqiptarit.