Ballina Aktualitet Osmani: Kuota fikse për të rinjtë në politikë

Osmani: Kuota fikse për të rinjtë në politikë

Kandidati i BDI-së për president Bujar Osmani takoi sot të rinjtë në Tetovë, të cilëve iu premtoi angazhim shumë më të madh për rininë e vendit, me qëllim që të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe krijimin e kushteve për mbajtjen e të rinjve në vendin e tyre “Presidenti i parë do inicioje vendosjen e kuotave fikse të moshës nga 18 deri në 27 të vendosen në listat për deputet. Do kërkoj që në çdo komision që dizajnon politikat shtetërore, në çdo ministri, në çdo pushtet lokal dhe qendror, kuota fikse për të rinjtë nga 18-27 vjet, me qëllim që të jenë atje me perspektivat rinore që nga fillimi i tyre”, tha Bujar Osmani. Kandidat për president i BDI./Alsat.mk