Ballina Shëndeti Pse alergjikët rrezikohen nga sëmundjet e zemrës? Këshillat e ekspertëve

Pse alergjikët rrezikohen nga sëmundjet e zemrës? Këshillat e ekspertëve

Të dhënat e studimit të cilit AgroWeb.org i referohet, tregoi për një lidhje mes alergjive dhe rrezikut të sëmundjeve karidovaskulare.

Në këtë artikull do të njiheni se cilat lloje të alergjive ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe pse studimi ka një rëndësi të madhe për ekspertët e fushës së mjekësisë.

Detajet e studimit

Ky studimi i ri, mbikqyri të rriturit me të paktën një çrregullim alergjik. Duke përfshirë këtu astmën, alergjitë respiratore, alergjitë e sistemit tretës, alergjitë e lëkurës dhe alergji të tjera.

Rezultoi se të rriturit me një histori të vazhdueshme alergjish, kanë një rrezik më të lartë për të vuajtur nga presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet koronare të zemrës.

Studiuesit vlerësuan gjithashtu moshën, gjininë, racën, nëse individët konsumonin duhan ose alkool, dhe indeksin e masës trupore.

Ata ekzaminuan edhe nëngrupe individësh të ndara sipas faktorëve demografikë.
 Razultati konfirmoi se individët më të rrezikuar për zhvillimin e alergjive të ndryshme ishin ata midis moshës 18 dhe 57 vjeç.

Një rrezik më i lartë i sëmundjeve koronare të zemrës u pa tek pjesëmarrësit të cilët ishin midis moshës 39-57 vjeç.

Ndërsa astma, ishte faktori që kontribuoi më shumë në rritjen e rrezikut të presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve koronare të zemrës.

Këshilla për parandalim

Rëndësia e këtij zbulimi qëndron në faktin se vlerësimi rutinë i presionit të gjakut dhe ekzaminimi për sëmundjet koronare të zemrës, mund t’i sigurojë individëve të prekur marrjen e trajtimeve në kohën e duhur.

Po ashtu edhe disa studime të kryera ndër vite kanë mbështetur lidhjen midis alergjive dhe sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat u japin edhe më tepër rëndësi këyre gjetjeve.

Megjithatë shkencëtarët u shprehën se studime të tjera edhe më të mëdha në rang pjesmarrësish dhe një ndjekje afatgjatë, janë të nevojshme për të konfirmuar këto zbulime./Living/