Këngëtari Enrique Iglesias ka publikuar albumin e tij të fundit.
Ky projekt muzikor ka të përfshirë disa bashkëpunime me artistë si Miranda Lambert, Maria Becerra, Yotuel, Belinda dhe El Alfa.
Tre nga këngët e albumit aktualisht dominojnë listat në Shtetet e Bashkuara. Kënga “Así Es La Vida” është në vendin e parë në tabelën e Billboard për të 8-ën javë radhazi dhe po kryeson listat muzikore në Argjentinë dhe Meksikë ndërsa në Spanjë rezulton më e dëgjuara.
Iglesias ka vënë në dukje se ai nuk po zhduket përgjithmonë dhe mund të publikojë një këngë të rastësishme, por Final (Vol. 2) mbyll kapitullin e krijimit të albumeve të karrierës së tij. Mbetet e paqartë nëse kjo do të thotë se ai nuk do të nisë një turne të fundit lamtumire.