Kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, nga mitingu në Sveti Nikollë ka adresuar kritika ndaj kundërkandidatëve Pendarovski dhe Osmani, sic tha, për shkak mosplotësimit të vendeve në 17 përfaqësi diplomatike.
“Është shokuese të dëgjoni nga diplomatë të shquar se për momentin kemi 17 ambasada të paplotësuar. Madje 9 janë dërguar si ambasadorë pa e kaluar testin ligjor para Komisionit për politikë të jashtme. A e dini përse nuk janë plotësuar vende e ambasadave? Për shkak të mospajtimeve partiake. Neve na duhet sundimi I së drejtës dhe shteti juridic. Na duhet gjyqësori I pavarur, shteti social, vend evropian për të jetuar. Të jeni të bindur se në BE nuk shkohet vetëm me retorikë” – tha Siljanovska.