Qytetarët turq kanë numrin mesatar më të lartë të partnerëve seksualë gjatë jetës së tyre.
Sipas një studimi lidhur me jetën seksuale dhe numrin e partnerëve në jetë të kryer në kuadër të rishikimit të statistikave të Popullsisë Botërore, rezulton se një qytetar turk ka kryer marrëdhënie seksuale me më shumë se 14 partnerë gjatë jetës.
“Numri mesatar i partnerëve seksualë mund të ndryshojë ndjeshëm nga vendi në vend, pasi normat kulturore mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në numrin e njerëzve me të cilët një person kryen marrëdhënie seksuale”, thuhet në këtë hulumtim.
Shifrat lidhur me Turqinë befasojnë, duke pasur parasysh se më shumë se 99% e banorëve janë myslimanë dhe se vendi konsiderohet se ka pikëpamje tradicionale për seksin dhe marrëdhëniet.
Greqia renditet ne vendin e 16 me 10.6 partnerë seksualë mesatarsisht për një qytetar. Kosova dhe Shqipëria nuk janë përfshirë në këtë hulumtim.
Por lista ishte plot surpriza. (Shiko këtu listën e plotë )
Vendet që besohet se kanë pikëpamje më liberale për seksin, si Brazili dhe Franca, ishin poshtë në listë. Braziliani mesatar ka bërë seks me 9 persona të ndryshëm në jetë, duke e vendosur kombin në vendin e 25-të. Ndërkohë, Franca ishte renditet në vendin e 29-të. Qytetarët e këtij vendi kanë fjetur mesatarisht me 8.1 persona.
Pas Turqisë, Australia renditet e dyta në listën e vendeve më seksi, ku mesatarisht një australian kryen seks me më shumë se 13 persona gjatë jetës së tij.
Zelanda e Re u rendit e treta, e ndjekur nga Islanda dhe Afrika e Jugut.
Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 13-të, me Ëorld Population Revieë që thotë se amerikanët kryejnë marrëdhënie me një mesatare prej 10.7 partnerë, njësoj si kanadezët.
Megjithatë, numri mesatar i partnerëve seksualë që një person ka në SHBA mund të ndryshojë shumë nga shteti në shtet, bazuar në preferencat fetare. Për shembull, banorët e Luizianës raportojnë mesatarisht 15.7 partnerë seksualë. Për krahasim, banorët e Jutës, 62 përqind e të cilëve i përkasin Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, raportojnë mesatarisht 2.6 partnerë seksualë.
Mosha në të cilën një person humbet virgjërinë mund të ndikojë gjithashtu në numrin e partnerëve seksualë që ai ka. Në Shtetet e Bashkuara, njerëzit priren të humbasin virgjërinë në moshën 17 vjeç.
Vendet seksualisht më pak liberale në listën e Rishikimit të Popullsisë Botërore ishin Kina dhe India.
10 vendet me numrin më të lartë të partnerëve seksualë
Turqia (14.5 persona)
Australia (13.3)
Zelanda e Re (13.2)
Islanda (13.0)
Afrika e Jugut (12.5)
Finlanda (12.4)
Norvegjia (12.1)
Italia (11.8)
Suedia (11.8 ) )
Zvicra (11.1) /vizionplus.tv/