Një person i ka vënë flakën tri veturave në një lokal “Rent a car” në Komunën e Pejës. Paparaci ka siguruar pamje nga momenti i kryerjes së aktit.
Rasti ka ndodhur të martën në orët e para të mëngjesit por që deri më i dyshuari nuk është arrestuar.
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur autorin derisa shkon në vendngjarje dhe i hedh benzinë veturave, kështu duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Lidhur me ngjarjen është deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka konfirmuar se tri vetura janë djegur, megjithatë nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 04:00, policia u informua për zjarrëvënie në rrugën ‘Papa Kliment’. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Tri vetura janë djegur, nuk ka persona të lënduar”, tha ai.
Edhe pse vlera e dëmit nuk është specifikuar saktësisht, policia e përshkruan si “të konsiderueshme”.
Policia është duke vazhduar hetimet për të sjellë personin përgjegjës para drejtësisë./Paparaci