Ballina Aktualitet Adnan Azizi: Në Qeverinë tonë s’ka vend për BDI-në e kriminalizuar (VIDEO)

Adnan Azizi: Në Qeverinë tonë s’ka vend për BDI-në e kriminalizuar (VIDEO)

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka hedhur poshtë zërat për mundësinë e përfshirjes së BDI-së në Qeveri që qarkulluan pas votimit të ligjit për riorganizimin e ministrive, të propozuar nga shumica.

Në një intervistë për gazetën LAJM, Azizi tha se qeveria e re do të përbehet nga VMRO-DPMNE-ja, VLEN-i dhe partia “ZNAM”, të cilat prej disa javësh kanë harmonizuar platformat dhe kanë hatuar planin qeverisës.

“Kjo qeveri do të jetë vërtetë qeveri e ndryshimeve të mëdha dhe e kthimit të shpresës tek qytetarët. BDI para se të reformohet, të jap llogari për të gjithë ato të bëra, krimin, korrupsionin, vjedhjet dhe hajninë që e ka bërë nuk ka vend që të jetë pjesë e kësaj qeverie që don të punojë me duar të pastra me nder dhe përkushtim për ta kthyer besueshmërinë tek qytetarët”, tha mes tjerash Azizi për gazetën LAJM.