Ballina Aktualitet Opinione Bekim Qoku: Ali Ahmeti dhe BDI duhet të përgjigjen për korrupsionin, krimin...

Bekim Qoku: Ali Ahmeti dhe BDI duhet të përgjigjen për korrupsionin, krimin e organizuar, ndërhyrjen në gjyqësor, ekzodin e mbi 500 mijë shqiptarëve nga viti 2002, papunësinë e lartë në mesin e shqiptarëve, investimin e mangët në zonat ku shqiptarët janë shumicë dhe dështimin e plotë në realizimin çfarëdo qoftë projekti në dobi të shqiptarëve.

BDI nuk ka dorë në asnjërën nga të tri marrëveshjet që përmend Ali Ahmeti.

1. Marrëveshjen e Ohrit e ka nënshkruar Arbën Xhaferi, ndërsa BDI as që ka ekzistuar atë kohë. BDI ishte përgjegjëse për realizimin e saj. Dhe në këtë detyrë, ajo dështoi tërërisht.

2. Për Marrëveshjen e Prespës, Ali Ahmeti shpesh ka thënë që për çështjet identitare të bashkëqytetarëve tanë maqedonas, ne shqiptarët duhet të rrimë indiferent. Shqiptarët jo vetëm që mbetën indiferent në atë marrëveshje, por edhe inekzistent. Në asnjë pikë të marrëveshjes nuk figuron që në këtë shtet jetojnë shqiptarët.
Sa për BDI-në dhe Ali Ahmetin, Maqedonia sot do quhej Ilindita.

3. E njëjta gjë ndodhi edhe me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. BDI ka theksuar vazhdimisht që kjo nuk është puna e shqiptarëve.

Ali Ahmeti dhe BDI duhet të përgjigjen për korrupsionin, krimin e organizuar, ndërhyrjen në gjyqësor, ekzodin e mbi 500 mijë shqiptarëve nga viti 2002, papunësinë e lartë në mesin e shqiptarëve, investimin e mangët në zonat ku shqiptarët janë shumicë dhe dështimin e plotë në realizimin çfarëdo qoftë projekti në dobi të shqiptarëve.