Nga Xhelal Zejneli
Nuk gjetëm shtigje që e lidh Makondonme botën. Jemi të izoluar . Do të vazhdojmë t’i përlajmë gjelat!
“Njëqind vjet vetmi”(spanjisht – Cienaños de soledad)është roman i shkrimtarit kolumbian Gabriel Garsia Markez (GabrielGarcíaMárquez, 1927-2014), të botuar në Spanjë në vitin 1967. Vepra korri sukses të jashtëzakonshëm dhe është përkthyer në shumë gjuhë të botës. Kjo vepër paraqet zbulim më të madh të stilit postmodern të të shkruarit. Kur u bë libër i dytë më i shitur në tërë historinë e letërsisë spanjolle, vepra korri edhe sukses komercial, menjëherë pas “DonKishotit” të shkrimtarit spanjoll Miguel de Servantesit(Miguel de Cervantes, 1547-1616).
“Njëqind vjet vetmi” është vlerësuar si më i miri roman i Evropës, i botuar nga një joevropian. Është vlerësuar si roman i vështirë për t’u kuptuar.
Lufta midis guerilëve të Makondos, në një anë dhe kompanisë së bananeve, në anën tjetër, zgjati njëzet vjet. Pas dy dekadave, midis palëve ndërluftuese u arrit një marrëveshje paqeje. Guerilët luftën s’e humbën, por edhe nuk e fituan. Historinë do ta shkruanin, jo guerilët, por kundërshtarët e tyre.
Varrimi i njërit prej komandantëve të gueriles u bë me gjashtë vetë. Ishte një ditë me shi. Arkivoli me trupin e komandantit ishte vendosur në karrocë që tërhiqej prej katër kuajve. Rruga nëpër të cilën kalonte karroca ishte mbuluarnga balta. Rrotat e karrocës ishin zhytur deri në gjysmë në baltë. Me të mësuar për varrimin, Ursula i kërkoi mbesës së vet, Amarantës, ta nxirrte te dera, për t’ia dhënë përshëndetjen e fundit prijësit të guerilëve. Plaka ishte njëqindvjeçare. Kishte mbetur sa një kumbull. As shihte, as dëgjonte. Komandanti ishte rritur në oborrin e saj. I kishte dhënë gji, njësoj si djalit të vet. U ndal nën strehën e derës së oborrit. Shiu binte rrëke. Në shenjë nderimi për nënën e guerilëve, Ursulën, gjashtë guerilët e ndalën karrocën me kufomën e kryekomandantit. Ursulasalutoi, duke ngritur grushtin përpjetë.
Makonadasit nuk e dinin se atë ditë shkonte në amshim njeriu i cili njëzet vjet kishte udhëhequr 200 mijë guerilë, në luftë kundër kompanisë së bananeve. Histori për luftën e tyre s’kishte. Atë e shkruanin të tjerët.
* * *
Në këtë vepër Markezi punoi plot 15 muaj pandërprerë, duke u tjetërsuar nga pjesa tjetër e botës, në dhomën e vet, bashkë me faqet e letrës që gjithmonë i mungoni dhe cigareve.
Në pikëpamje kronologjike, romani përcjell familjen Buendia dhe historinë e fshatit mitik Makondo. Titulli i veprës tregon se veprimi i romanit zgjat njëqind vjet. Megjithëkëtë, veprimi nuk është i kufizuar në mënyrë rigoroze në atë periudhë kohore. Shumë kritikë janë dakord se “një vjet” është përdorur si metaforë. Kjo papërcaktueshmëri e kohës ndikon në interpretimin e kohës sipas mënyrës që është karakteristike për romanin, në të cilin ndërthuren mendimet dhe përshtypjet se koha përsëritet, e ndërron shpejtësinë apo plotësisht ndalet të rrjedhë në pjesë të ndryshme të rrëfimit. Duket sikur të gjitha ngjarjet ndodhin disi në të njëjtën kohë.
Sikundër edhe shumë romane të tjera të Markezit, “Njëqind vjet vetmi” i takon një zhanri karakteristik në të cilin janë kombinuar elemente të romantikës, të historisë dhe tëfantastikes. Vepra është e pasur me metafora dhe ironidhe është ndërtuar në mënyrë të përsosur mbi baza të realizmit magjik.
* * *
Veprimi i romanit“Njëqind vjet vetmi” nuk është i caktuar me kufijtë që i vendos realiteti. Ai i kapërcen ato, duke i fshirë kufijtë e tij me një guxim të tillë, saqë vetë realiteti i shtrin rrënjët e veta në fantazi.Raporti midis realitetit dhe fantastikesështë harmonizuar në mënyrë të përsosur, në rrafshin e një objektiviteti të jashtëzakonshëm. Kësisoj është krijuar efekti i një realiteti fiktiv që i shemb të gjitha muret pengues që i vendos realiteti i ashpër, duke e privuar lexuesin që ta përjetojë veprën plotësisht. Duke i përsëritur shkallë-shkallë temat e njëjta nëpër roman, Markezi dëshmon në të vërtetë për natyrën ciklike të historisë, të cilën gjithsesi nuk duhet harruar, ngase një harresë e tillë sjell me vete të këqija të shumta.
Romani e përcjell fatin e familjes Buendia në fshatin Makondo. Edhe Makondo është një prej fryteve të imagjinatës së Merkezit. Makondoedhe pse krijohet në fillim të romanit dhe shkatërrohet në fund të tij, krijon përshtypjen se është i përhershëm. Kjo ndodh mbase për shkak të faktit se ky fshat mitik nuk shfaqet vetëm në këtë roman të Markezit.
Personazhet
Trungu familjar Buendia
Brezi i parë
Hose Arkadio Buendia (José Arcadio Buendía)
Patriarku i familjes Buendi, HoseArkadioBuendia është njeri me vullnet të fuqishëm i cili, edhe fizikisht, edhe psiqikisht“tjetërsohet” prej familjes së vet, në momentin kur udhëhiqet nga interesi për misterfilozofik. Buendia e udhëhiqte Makondon në vitet e hershme të fshatit.
HoseArkadioBuendia tri herë ndërmori ekspedita për të gjetur rrugë që e lidhin Makondon me botën. Rrugë nuk gjeti. I dëshpëruar, bashkë me ekspeditën, u kthye në fshat. Bashkëfshatarëve që e pritnin me ankth, u tha:
“Rrugë që na lidhin me botën, nuk gjetëm. Jemi të izoluar. Do të vazhdojmë t’i përlajmë gjelat!”
Në luftën e gjelave, merrte pjesë me gjelin e vet edhe HoseArkadioBuendia. Gjatë një përleshjeje, gjeli i tij e mundi atë të një tjetri. Ai, gjeli i të cilit kishte humbur, iu drejtua me zemërim:
“Dëgjo ti HoseArkadioBuendia, merre këtë gjelin tënd dhe çoja gruas tënde që t’ia bëjë atë punë që s’je në gjendje t’ia bësh ti!”
“Kujt ia thua ato fjalë, or ti horr i ligë?” – ia ktheu me të keq HoseArkadioBuendija.
E nxori revolen dhe e qëlloi makondasin me tre plumba në gjoks. U kthye në shtëpi, e pa gruan e vet në oborr te zarzavatet, e zuri dhe e shtriu për toke, ia grisi rrobat dhe ia bëri punën.
E shoqja mbeti pa mend. “Ç’je duke më bërë kështu Hose?! Të paskan lënë mendtë!” – i tha ajo e habitur.
Prej çastit të vrasjes së bashkëfshatarit, HoseArkadioBuendia nuk do të jetë ai që kishte qenë dikur. Nisi të çmendet, prandaj u detyruan ta nxjerrin në oborr dhe ta lidhin për gështenje.
* * *
Prania e tij në roman humbet kur ai fillon të çmendet, duke kërkuar gurin e magjistarit. Me kalimin e kohës e humb arsyen dhe fillon të flasë në gjuhën latine. Që atëherë, e lanë të lidhur për trungun e gështenjës. Para se të vdiste, gruaja e tij, Ursula (Úrsula) e liron dhe çon në dhomën e tij. Në prag tëvdekjes, ai kthehet nën trungun e gështenjës ku edhe vdes.
Ursula Iguaran (ÚrsulaIguarán)
Gruaja e HoseArkadiaBuendias, Ursula, është një prej personazheve kryesore të romanit. Jeta e saj shtrihet pothuajse nëpër të gjithë brezat e familjes. Ajo mbikëqyr familjen, i kryen punët e shtëpisë dhe kujdeset për HoseArkadiaBuendian. Ajo vdes në moshën midis 114 dhe 122 vjeçe. Kishte mbetur sa një kumbull dhe nuk ishte më e madhe se një fetus.
Brezi i dytë
Hose Arkadio (José Arcadio)
HoseArkadioishte djali i parë i HoseArkadioBuendias, nga i cili trashëgoi vetinë e të qenit këmbëngulëssi dhe sjelljen impulsive. Kishte për dashnore PilarTernerën, nga e cila u nda në fillim të shtatzënisë së saj. U bashkëngjitet romëve dhe largohet nga familja. Në Makondo kthehet pas disa vitesh si një i rritur. Thoshte se kishte lundruar nëpër detet e botës. Me të ardhur, martohet me të motrën e adoptuar, Rebekën. Që të dy u dëbuan nga shtëpia familjare. Vdes nga plaga e shkaktuar nga një plumb i panjohur, vetëm disa ditë pasi i kishte shpëtuar i vëllai nga dënimi me vdekje.
Koloneli Aureliano Buendia
AurelianoBuendiaishte djali i dytë i HoseArkadioBuendias dhe personi i parë i lindur në Makondo.E pagëzuan me emrin e gjyshit. Aurelianokishte qarë në barkun e së ëmës dhe kishte lindur me sy të hapur.
Shoku i tij i fëmijërisë kishte bërë nja gabim. Si pasojë, kishin pësuar katër guerilë. Në përputhje me ligjet e luftës guerile, koloneli Aureliano shokun e vet e kishte dënuar me vdekje. Për rastin e rëndë kishte mësuar edhe e ëma, Ursula. Kërkoi ta çonin tek i biri. Ende pa gdhirë, u nis për te koloneli, për të arritur para muzgut. Rojet e shtabit të guerilëve mësuan se është nëna e kolonelit. E njoftuan komandantin për ardhjen e saj. “Le të hyjë”, u tha koloneli.
E paralajmëruan nënën:
“Do të hysh brenda dhe do të qëndrosh tre metra larg kolonelit. Mund të qëndrosh brenda, jo më shumë se tri minuta.”
Nëna hyri në shtabin e guerilëve. Me ta parë të ëmën, koloneli u ngrit në këmbë. Nëna bëri t’i afrohet, por rojet e shtabit e rrokën për krahu dhe ndalën.
“Ju paralajmëruam zonjë. Mund t’i drejtoheni kolonelit vetëm nga një distancë prej tre metrave. Qëndrimi Juaj këtu nuk mund të zgjatë më shumë se tri minuta.”
Nëna nuk ia tha të birit atë për të cilën kishte ardhur – ta tërheqë dënimin me vdekje ndaj shokut të tij të fëmijërisë. Që të dy ishin rritur në oborrin e saj. Që të dyve u kishte dhënë gji.
Në ato dy-tri minuta Ursulaia tha të birit fjalët më të rënda. Koloneli heshti. Ende pa kaluar tri minuta, rojet e shtabit të guerilëve iu afruan nënës, e rrokën për krahu dhe morën ta nxjerrin jashtë. Ajo e ktheu kokën kah i biri dhe i tha: “Dënimin që e ia ke dhënë shokut tënd të fëmijërisë, ta tërheqësh sa më parë. Ndryshe, për se jeta do ta kesh mallkimin tim.”
Koloneli Aureliano vetëm tani e kuptoi përse e ëma e kishte marrë gjithë atë rrugë, nëpër shtigjet e egra të fushëbetejave.
* * *
Koloneli Aureliano nuk tregoindonjë aftësi të veçantënë dashuri.Besonte se zotëronte fuqi të mbinatyrshme për të parashikuar atë që do të ndodhte. Ato që i kishte thënë deri atëherë, kishin dalë të sakta. Lufton në anën e liberalëve, merr pjesë në 32 luftëra dhe disa herë ia ka dalë t’i shpëtojë vdekjes. Me të humbur interesin për luftë, nënshkruan me kompaninë e bananeve marrëveshjen e paqes dhe kthehet në shtëpi.
Aureliano s’ishte vetëm luftëtar. Ishte edhe poet. Në moshë të shtyrë, nisi ta humbë kujtesën dhe të bëhet i pandjeshëm për ndodhitë rreth vetes. Kohën e kalon në punëtori duke punuar peshq të artë. I shkëmbente për monedha të cilat i shkrinte dhe bënte prej tyre peshq të tjerë. Vdiq nën trungun e gështenjës nën të cilin babai i tij ishte i lidhur me vite.
Remedios Moskote (RemediosMoscote)
Remediaishtevajza më e vogël e konservatorit dhe drejtuesit, DonApolinarMoskote. Ngjyra e bukur e lëkurës dhe sytë e gjelbër smeraldi e bënin të jetë tërheqëse. Në moshën 12-vjeçare u martua me kolonelin Aureliano. Ishte shumë e re kur koloneli u dashurua në të. U desh të pritnin kurorëzimin derisa ajo të hynte në pubertet. Për befasinë e të gjithëve, ajo u bë një bashkëshorte e mrekullueshme dhe simpatike. Si rrjedhojë, e fitoi simpatinë e të gjithëve. Ishte i vetmi person që kujdesej për HoseArkadioBuendian, gjatë kohës kur ai ishte i sëmurë. Për fat të keq, ajo vdes e re gjatë lindjes së fëmijës.
Amaranta
Amaranta ishte fëmija i tretë i HoseArkadioBuendias. U rrit bashkë me simotrën e saj, Rebekën. Dashuria dhe delikatesa që shfaqte ndaj saj u shndërruan në xhelozi dhe smirë kur në jetën e tyre paraqitet PietroKrespi (PietroCrespi). Që të dyja e dashuronin me zjarr. Madje Amaranta kishte deklaruar se do ta vriste Rebekën po qe se martohet për PietroKrespin. Por, pas vdekjes së Remedias, Amaranta u pendua për atë që kishte thënë. Pas kësaj, përjeton krizë emocionale.
Kur Rebeka martohet me HoseArkadian (Jose Arcadio) dhe jo me Pietron, Amaranta e refuzon secilin që i vardiset, madje edhe PietroKrespin. I dëshpëruar, ky e vret veten. Një prej atyre që i vardiseshin ishte edhe shoku më i ngushtë i vëllait të saj Aurelianos, koloneli Gerineldo Markez (GerineldoMarquez), por ajo, pa ndonjë arsye, e refuzon edhe dorën e tij. Ka pasur marrëdhënie joseksuale me nipat e saj, me AurelianoHosen dhe me HoseArkadian.
Një ditë do të vdesim, i tha Amaranta vetes. Nisi të thurë mbulesën e saj të varrimit. Kur mbaroi së thururi, vdiq si një evirgjërdhe si një vajzë e vetmuar e pamartuar. Ishte disi e kënaqur ngase ishte pajtuar me fatin.
Rebeka
Rebeka është një bonjake që e adopton familja Buendia. Supozojnë se ajo është vajzë e farefisit të largët të Ursulës. Në fillim ajo ka qenë shumë e tërhequr, refuzonte të fliste dhe kishte një shprehi të çuditshme:hante truall dhe gëlqere nga muret e shtëpisësi dhe e thithte gishtin. Sjell me vete thesin me eshtrat e prindërve të vet dhe bisedon vetëm me shërbëtorët Visitacin dhe Kataurin (Cetaure). Paraqitet pasi që HoseArkadio shkon me romët. Edhe pse ishte rritur në shtëpinë e familjes Buendia, e dëbojnë prej aty pasi u martua me HoseArkadian. Vdekja e mistershme e HoseArakdit është e ndërlidhur në mënyrë të pashpjegueshme me Rebekën. Pas kësaj, ajo jeton e izoluar nga bota.
Po ky personazh paraqitet edhe në novelat e Markezit veprimi i të cilave po ashtu zhvillohet në Makondo.
* * *
Në vepër ka një skenë ku fjalosen vjehrra me dhëndrin. Vjehrra i thotë dhëndrit:
“O i mjerë! Ti nuk je i vetëdijshëm se ke marrë për grua një vajzë e cila kur ishte dy vjeçe e bënte nevojën në oturak prej floriri.”
Me t’i dëgjuar këto fjalë të rënda, pa çelur gojë, dhëndri doli jashtë, ndërsa nusja e tij i theu duart dhe mallëngjyeshëm reagoi ndaj fjalëve të së ëmës: “Si munde t’ia thuash ato fjalë nënë…A e ke parasysh se do m’i prishësh raportet me burrin.”
* * *
Artisti kolumbian Garsia Markezështë një ndër më të mëdhenjtë e shekullit XX.