Ballina Kronika Shuhet në moshë të re pronari i byrektores së njohur në Mitrovicë

Shuhet në moshë të re pronari i byrektores së njohur në Mitrovicë

Një rast i rëndë ka ndodhur të enjten për familjen Sadikaj Mitrovicë, pasi vdiq në moshë të re Rexhep Sadikaj, i cili po jetonte në Finlandë.

I ndjeri ishte pronar i byrektores ‘Parisi’, ndër më të njohurat në Mitrovicë .

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur edhe familjarët në rrjete sociale.

“Të dashur familjarë, miq e dashamirë, me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot u nda nga jeta i shtrejti nipi jonë i dashur Rexhep Xhemajli Sadikaj.

Për varrimi ju njoftojmë me kohë.

Zoti të Mëshiroftë me Gradën e Xhehnetin më të lartë !”.

Le të kujtojmë se jetët tona janë të përkohshme dhe se VDEKJA është një pjesë e natyrshme e jetës, ky është ligj i All-llahut!
Edhe përkundër dhembjes për humbjen e shokut tonë Rexhep Sadikaj në moshën 34 vjeçare neve nuk mund të themi pos asaj që na ka mësuar All-llahu: “Ne jemi të All-llahut dhe tek Ai do të kthehemi”.
O All-llah, të lutemi që shpirtin e tij ta kaplosh në Mëshirën Tënde!

Të Allahut jemi dhe te Ai do kthehmi.
Vellau im Rexhep Sadikaj ja derzoj shpirtin Allahut.
Allahu e pranoftë ne mëshiren e tij dhe e bëftë prej banorëve të xheneteve të larta.
Për varrimin ju Njoftojmë.