Ballina Aktualitet Strofulla e fundit e maskarenjve është “patriotizmi”

Strofulla e fundit e maskarenjve është “patriotizmi”

Adnan Azizi

22 vite në Qeveri nuk e realizuan Marrëveshjen e Ohrit, as shqiptarët nuk u bënë shtetformues, as gjuhën shqipe nuk e zyrtarizuan, e as që u intersoi ndonjëherë brenda dy dekadave, të hapnin ndonjë çështje të kontestuar për shqiptarët. Por e vetmja gjë që e bënë është se, individ që para pushtetit ishin me brekë dhe çorape të grisura, u bënë milionerë të asdisur, madje aq shumë saqë, jo vetëm që blenë kompani milionshe si “Soravia” €-via, llotaria, por nisën edhe kafshët shtëpiake ti ushqejnë me çokollada e karamele, duke harruar se populli shqiptarë po vuante për kafshatën e gojës, duke u boshatisur lagje e qytete të tëra shqiptare, të cilat mbetën pa fëmijë. Madje aq shumë vodhët edhe rininë, boshatisët shkollat dhe e vratë shpresën e tyre dhe këtij populli.
Andaj vetëm kur dilni në opozitë, ju bie ndërmend çështja kombëtare, Marrëveshja e Ohrit dhe brenga për shqiptarët!
Por shqiptarët u njohin shumë mirë sepse në vendbanimet shqiptare, nuk keni lënë asgjë tjetër përveç krimit, korrupsionit, drogës, kazinobe, vrasjeve, amoralitetit dhe gjithçka shkatërruese! Hipokrita!