Reshjet e dendura me shi e breshër kanë shkaktur probleme në rrugët e qytetit të Kukësit, në lagjet 1,2 dhe lagje të re.
Sasia e madhe e reshjeve ka bërë që kolektorët mos të përballojnë prurjet duke shkaktuar përmbytjet e disa rrugëve në qytet.
Ndërkohë reshjet e shiut janë shoqëruar me breshër, ku një kokërr breshëri kap diametrin 3 deri në 5 centimetra. Breshëri ka përfshirë zonat administrarive Shtiqën, Bicaj e Surroj.