Flakron Bexheti ka marrë detyrën e zv/ministrit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Ai ka shkruar për këtë ngjarje në faqen e tij në facebook:
Mëngjesin e sotëm fillova me detyrën e re. U prita nga Ministri i Bujqesisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave z. Cvetan Tripunovski i cili më dëshiroj mirëseardhje, punë të sukkseshme dhe bashkëpunim të ndërsjellë, në interes tē sektorit tonë dhe bujqëve që do jenë prioritet dhe kryefjalë e udhëheqjes sonë në këtë ministri.
Le tja fillojmë mbarë,me përgjegjësi, seriozitet, transparencë dhe llogaridhënie!