Ballina Shëndeti Këshilla Kura dy ditore me lëng limoni dhe mjaltë për problemet me tretjen

Kura dy ditore me lëng limoni dhe mjaltë për problemet me tretjen

Konstipacioni, plogështia dhe problemet me stomakun janë shenja paralajmëruese që sistemi tretës nuk po funksionon siç duhet.

Ky mos funksionim shkakton një barrë të rëndë në zorrën e trashë dhe rrit rrezikun e ekspozimit ndaj toksinave të dëmshme.

Për më tepër, ushqyerja e keqe, mungesa e aktivitetit fizik dhe problemet e shpeshta me tretjen rrisin rrezikun e problemeve të rënda me zorrën e trashë.

Speci djegës përmban sasi të mëdha të kapsaicinës, një substancë që frenon nepsin, rrit nivelet e energjisë, djeg yndyrnat, ul kolesterolin dhe qelizat kancerogjene.

Të gjitha këto veti janë të domosdoshme për shëndetin e sistemit tretës dhe shmangien e konstipacionit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përdorni specin djegës në bashkëpunim me mjaltin dhe lëngun e limonit për të përshpejtuar tretjen.

Përbërësit
2 lugë gjelle me lëng limoni,
2 lugë gjelle me mjaltë,
Një majë luge çaji me spec djegës të kuq,
300 ml ujë.
Përgatitja
Përziejini të gjithë përbërësit në një gotë.

Kura duhet bërë për 1 deri në 2 ditë.

Ajo duhet pirë nga pak në 6-12 herë në ditë.

Gjatë kësaj periudhe nuk duhet të konsumoni ushqime të forta apo të ëmbla.

Ekspertët nuk rekomandojnë vazhdimin e kurës për më shumë se dy ditë rresht.

Sipas tyre, trupi ka nevojë për vitamina, minerale dhe kalori dhe nuk mund të rezistojë gjatë pa to.

Për më tepër, mungesa e ushqimit e dobëson sistemin imunitar.

Na ana tjetër, pirja e vazhdueshme e lëngjeve nxjerr nga trupi edhe depozitat ekzistuese të vitaminave dhe mineraleve bashkë me bakteret e mira që e mbrojnë stomakun nga patogjenët.

Kura funksionon duke e pastruar menjëherë sistemin tretës nga mbetjet e akumuluara ushqimore.

Për më tepër, vitamina C, kripa, xhenxhefili, mollët, probiotikët dhe uthulla e mollës janë të domosdoshme për regjimin ushqimor.

Ato janë shumë efikase në përshpejtimin e tretjes dhe përmirësimin e të gjithë sistemit duke e mbrojtur atë nga toksinat e dëmshme.