Ballina Aktualitet Stuhi e fortë në Berat, rrufeja shkakton zjarr, digjet një sipërfaqe me...

Stuhi e fortë në Berat, rrufeja shkakton zjarr, digjet një sipërfaqe me shkurre e bimësi

Dy zjarre të njëpasnjëshëm kanë rënë sot në Berat.

Zjarri i parë u shfaq në lagjen “Uznovë e madhe” në dalje të qytetit të Beratit dhe i favorizuar nga era u shtri në një sipërfaqe të konsiderueshme. Pasi zjarri vu shpejt në kontrroll nga zjarrëfikësit,një tjetër zjarr u shfaq në Malin Shpirag, zjarr ky që u shkaktua nga shkarkesa e një rrufeje.

Në zonë shkuan shërbimet zjarrëfikëse, në një kohë të shkurtër lokalizuan flakët dhe kryen fikjen e plotë të zjarrit. Si pasojë e zjarrit në malin Shpirag, zjarr që u shkaktua nga shkarkesa e një rrufeje u dogj një sipërfaqe 300 m2 me shkurre e bimësi, ndërkohë që në lagjen “Uznovë e madhe”, ku zjarri ishte i qëllimishëm, u dogj një sipërfaqe rreth 600 m2 me shkurre e ferra.

Problematike situata është paraqitur në qytet,si pasojë e stuhisë së erës dhe shiut,që përshkroi qytetin rreth orës 20:15 të mbrëmjes së sotme.

Stuhija u shoqërua me pemë e shtylla të rrëzuara dhe me bllokime rrugësh në disa zona ku pemët ranë në rrugë,siç kanë qënë rruga Spital-Uznovë,Kombinat-Dogana,Stadiumi i ri-Tregu Industrial etj.

Fatmirërisht,falë daljen në terren të të gjitha mjeteve zjarrëfikëse dhe efektivëve të saj,situata u normalizuar shpjet,duke u mundësuar heqja e pemëve e zhbllokimet e rrugëve si dhe tërheqja e ujit nga rruga në disa zona në periferi të qytetit./vizionplus.tv