Më në fund fillon sezoni i pushimeve verore që të gjithë e kemi pritur prej muajsh. Megjithatë, për t’u siguruar që ato do të jenë vetëm të këndshme, të gjithë e dimë se duhet të qëndrojmë gjithmonë të mbrojtur nga dielli dhe pasojat e tij negative në lëkurë. Një krem kundër diellit duhet të bëhet miku juaj më i mirë, nëse nuk është tashmë. Më poshtë kemi mbledhur tre fakte për kremrat kundër diellit që duhet t’i dini patjetër. A ke ditur se…
… kremrat kundër diellit skadojnë?
Të gjitha paketimet tregojnë datën e skadencës ose jetëgjatësinë e kremit kundër diellit në muaj nga hapja. Me kalimin e kohës, SPF juaj (Faktori i Mbrojtjes nga Dielli) bie në mënyrë dramatike dhe nuk ju mbron aq shumë sa mendoni. Ndryshimet në ngjyrën dhe strukturën e kremit kundër diellit janë gjithashtu shenja që ju duhet të merrni një të ri.
… se ka një sasi të caktuar që duhet ta aplikoni në trupin dhe fytyrën tuaj?
Për mbrojtje 100% me SPF duhet të aplikoni një lugë çaji në fytyrë dhe qafë dhe një gotë në trup. E njëjta sasi duhet të aplikohet sa herë që riaplikoni kremin tuaj kundër diellit.
… për mbrojtjen nga dielli a duhet të zgjidhni kremra me spektër të gjerë?
Rrezet UVA janë përgjegjëse për plakjen, ndërsa UVB shkakton djegie. Për t’u mbrojtur nga të dyja, duhet të zgjidhni kremrat kundër diellit që plotësojnë të dyja nevojat. Në paketim, do të shihni treguesin spektër i gjerë ose të dy llojet e rrezatimit.
Këshillë: Për të dalluar lehtësisht midis dy rrezatimeve, mund të kombinoni inicialet me fjalët uvAGE dhe uvBURN./vizionplus.tv