Djegie, myk apo gungat e vogla në gjuhë janë simptoma të pa dëmshme, por mund të jenë alarme të vogla rreth shëndetit tuaj.
Infeksionet, stresi, mjekimet e ndryshme apo edhe mosha mund të krijojnë shenjat e tyre që shfaqen menjëherë në gjuhë.
Por, çfarë sinjalesh jep gjuha për shëndetin tuaj dhe kur është koha të vizitoheni tek mjek?
Gjuha e bardhë
Shenjat e bardha në gjuhë mund të jenë një simptomë e infeksioneve të gojës. Shpesh shfaqen pas ndonjë sëmundje dhe mjekimit me ilaçe të forta si antibotiku.
Përdorimi i barnave të forta për një kohë të gjatë prish balancën e baktereve në gojën tuaj, duke shkaktuar myk. Nëse shenjat e bardha zgjasin kjo tregon se vuani nga ndonjë infeksion.
Leukoplakia është një ndër shkaqet kryesore që shkakton “gjuhën e bardhë”.
Nëse shtresa e bardhë nuk zhduket edhe pas një kohe të gjatë ju duhet të vizitoheni patjetër tek mjeku apo dentisti juaj.
Gjuha kafe
Nëse gjuha juaj mer nunaca të kafes dhe fillon e nxihet gjithnjë e më shumë do të thotë se bakterie të ushqimit kanë ngecur në gjuhën tuaj.
Kjo shkaktohet nga prodhimi i madh i proteinës në trup. Proteinat kthehen në bulza të vogla në gjuhë ku ngecin bakterie të vogla që vijnë nga jashtë.
Këto simptoma shfaqen tek njerzit që vuajnë nga infeksione të rënda. Edhe në këtë rast është e këshillueshme të konsultoheni me mjekun apo dentistin tuaj.
Gjuha e kuqe me bulza
Njohet ndryshe si “gjuha luleshtrydhe” pasi gjuha ngjan me lëkurën e luleshtrydhes. Mund të jetë një alarm që tregon se trupi nuk ka mjaftueshëm vitamin B3.
Është një simptomë shumë e përhapur tek fëmijët. Shkaqe të tjera të saj është sëmundja e Kaëasaki-t që prek enët e gjakut dhe lëkurën. Një sëmundje e rrallë e cila mund të shfaqet tek fëmijet deri në moshën 5 vjeç.
Ndjesia e djegies
Nëse gjuha juaj ju bën të ndiheni sikur sapo keni kthyer një filxhan të nxehtë kafeje atëherë mund të jetë një problem që lidhet me nervat që kontrollojnë gjuhën tuaj.
Sëmundje të tjera që shkaktojnë djegie të gjuhës janë infeksionet apo diabeti. Për disa njerëz edhe ushqime me përmbajtje të lartë aciditeti si ananasi, karamelet apo çamçakëzi, mund të shkaktojnë këtë simptomë.
Gjuha e çarë
Të çarat e thella në gjuhë mund të shtohen teksa ju plakeni, por janë të lidhura edhe me shkaqe të tjera. Sëmundje si psoriaza, artriti reumatik apo lupus.
Këto të çara janë të padëmshme, mjafton t’i pastroni mirë më furçë në mënyrë që të mos mbeten bakterie ushqimi. Mund të zhduken nëse mjekohen nga doktori juaj, duke gjetur shkakun e krijimit të tyre.